FITORJA

Policia e Kosovës me krenari feston përvjetorin e themelimit të saj duke qenë gjithmonë në shërbim të gjithë qytetarëve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Në përvjetorin e 25-të të themelimit, Policia e Kosovës feston një çerek shekulli përkushtimi dhe shërbimi për sigurinë dhe mbrojtjen e qytetarëve. Ky përvjetor është një moment i veçantë që na fton të vlerësojmë përpjekjet dhe arritjet e shumta që kanë kontribuar në ndërtimin e një shoqërie më të sigurt dhe më të qetë. Në këto 25 vite, Policia e Kosovës ka dëshmuar një angazhim të palëkundur në mbrojtjen e rendit dhe ligjit, përballuar sfida të shumta dhe përmirësuar çdo ditë në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Në këtë përvjetor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan fton të gjithë qytetarët të bashkohen me ne në përkujdesjen dhe respektin për ata që shërbejnë dhe mbrojnë çdo ditë.

Në këtë ditë të veçantë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësitet dhe Stacionet Policore të kësaj drejtorie kanë pritur edhe shumë vizita si: nxënës, staf i shkollave, zyrtar të lartë komunal e qytetarë të ndryshëm të cilët kanë pasur mundësinë të njoftohen me punën dhe përkushtimin e stafit policor, dhe të shohin nga afër pajisjet dhe teknologjitë që përdoren për mbrojtjen e sigurisë publike.

FIDANISHTJA

Pjesëmarrësit po ashtu kishin gjithashtu mundësinë të diskutojnë me oficerët e policisë në lidhje me sfidat dhe arritjet e tyre, aktivitet i cili është një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes qytetarëve dhe policisë, duke kontribuar në ndërtimin e një ambienti më të sigurt dhe më të besueshëm për të gjithë.

Policia e Kosovës me krenari feston përvjetorin e themelimit të saj duke qenë gjithmonë në shërbim të gjithë qytetarëve.

Urime 25 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.