Fundamenti

Policia e Kosovës do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar në krijimin e sigurisë së plotë në shkollat e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Gjatë këtij takimi nga Policia e Kosovës u tha se ata do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar në krijimin e sigurisë së plotë dhe njëkohësisht kërkuan nga drejtorët e shkollave që bashkërisht të veprojnë në ngritjen e sigurisë dhe të punojnë të gjithë së bashku që të ndalohen dukuritë negative në shkolla.

Komuna e Kamenicës përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, së bashku me Stacionin e Policës në Kamenicë, Drejtorët e Shkollave Fillore dhe të Mesme, si dhe Këshillat e Prindërve, në vazhdën e zbatimit të Strategjisë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi”, kanë mbajtur sot një takim në sallën e Kuvendit Komunal.

Qëllimi i takimit ishte siguria në shkollat e komunës sonë.
Të pranishëm në këtë takim ishin, u.d drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drilon Ramabaja, zëvendësdrejtori rajonal i Gjilanit, Nënkolonel Shaban Azizi, Kapiten Florim Klaiqi, Komandant i Stacionit Policor në Kamenicë, zyrtar policor nga njësitet Policia në Komunitet, Drejtorët e Shkollave Fillore e të Mesme të Kamenicës dhe Këshillat e Prindërve.

U.d Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Drilon Ramabaja duke falënderuar Policinë e Kosovës për ndihmën e vazhdueshme, tha se siguria në shkollat tona është e kënaqshme.

ARKATANA

“Falënderoj Policinë e Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm. Ne së bashku jemi munduar gjithmonë të parandalojmë dukuritë negative, dhe si rezultat i bashkëpunimin të mirë e të ndërsjellët situata e sigurisë në shkollat e Kamenicës është e kënaqshme”, tha Ramabaja.

Nënkolonel Shaban Azizi, prezantoi Strategjinë “Policia e Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimi në Bashkësi” .

Gjatë këtij takimi nga Policia e Kosovës u tha se ata do të vazhdojnë të jenë të përkushtuar në krijimin e sigurisë së plotë dhe njëkohësisht kërkuan nga drejtorët e shkollave që bashkërisht të veprojnë në ngritjen e sigurisë dhe të punojnë të gjithë së bashku që të ndalohen dukuritë negative në shkolla.
/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.