ARKATANA

Në Kamenicë adresohen nevojat dhe të drejtat e fëmijëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Takimi rezultoi i suksesshëm dhe u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të të drejtave të fëmijëve në nivel komunal.

Mbahet takimi i parë për hartimin e Planit të Veprimit të Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve.

Koordinatorja e NJKDNJ-së Nazmije Demolli-Kastrati në bashkëpunim me Koordinatorin e Projektit nga OJQ “Syri i Vizionit” Naser Lajqi, Shefin e DADNJ pranë MAPL-së Ejup Kamberaj, Zyrtaren e Lartë në DADNJ pranë MAPL-së Luljeta Ibishi Ferizi, si dhe Qendresa Ibra Zariqi – Zyrtare e Lartë për të Drejtat e Fëmijëve pranë Zyrës për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, kanë mbajtur takimin e parë për hartimin e Planit të Veprimit të Ekipit për të Drejtat e Fëmijës.

Ky aktivitet kishte për qëllim mbështetjen e ekipit për përpilimin e një plani gjithëpërfshirës dhe funksional, që adreson nevojat dhe të drejtat e fëmijëve.

Eco Higjiena

Takimi ofroi një hapësirë adekuate për diskutime produktive.
Pjesëmarrësit u angazhuan në një diskutim të frytshëm rreth prioriteteve që duhet të përfshihen në plan, duke shfrytëzuar mundësitë e krijuara nga mbështetja e OJQ-së “Syri i Vizionit”.

Takimi rezultoi i suksesshëm dhe u konsiderua si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të të drejtave të fëmijëve në nivel komunal.

Puna për hartimin e Planit do të vazhdojë me përkushtim, duke synuar përfundimin e tij në një afat të arsyeshëm kohor./rajonipress/