ZN

Pse ka zhagitje në riparimin e kolektorit të ujërave të zeza në Koretin?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Filloi nga pranvera e këtij viti duke u ndërprerë disa here e duke rifilluar në këtë kohë fushate! Para dy dite u dha si lajm pompoz nga eksponent të pushtetit komunal, që filloi vazhdimi i punimeve për riparimin e kolektorit të ujërave të zeza në Koretin dhe punimet u ndalën qe dy ditë ka shkruar Arsim Thaqi!

Postimi i plotë:

Duket që do të ketë zhagitje edhe më tutje deri në “përfundimin” e tij! Edhe pse po ndodhë riparimi i tij, dyshojmë që nuk do të jetë funksional, ngase nga vërshimi i fundit para afër pesë viteve, gypi i tij është mbushur zhavorrë e gjësende tjera dhe si pasojë e kësaj nuk ka kapacitet të bëjë bartjen e ujërave të zeza!

UBT

Këtë problem ua kemi përcjellur organeve komunale në dëgjimet publike, por, ata kanë thënë që kanë marrë garanca nga kompania që ka bërë incizimin, studimin e testimin e gypave në kolektorë se do të jetë funksional!

Tash mbetet me u vërtetuar funksionaliteti ose jo i tij!
E keqja e krejt kësaj është që nëse nuk është funksional kush merrë përgjegjësinë e investimit të gabuar në riparimin e tij?!