RCCOLA

Mbahen dëgjimet buxhetore me fermerë dhe në fshatin Berivojcë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kamenicë – Drejtoria për Buxhet dhe Financa ka filluar me mbajtjen e dëgjimeve buxhetore, dhe dëgjimet e radhës janë ato të mbajtura me fermerët dhe në fshatin Berivojcë.

Të pranishëm në këtë dëgjim buxhetor ishin: drejtorët Ardita Dërmaku, Uran Berisha, Burbuqe Leka, Shpend Morina e Blerim Murina si dhe zyrtarë të tjerë komunal.

Këto dëgjime po mbahen për të dëgjuar nga afër kërkesat e qytetarëve, për të hartuar listën e projekteve të cilat do të realizohen në vitin 2025.

Uji Dea

Drejtoresha Dërmaku ka prezantuar buxhetin për vitin 2025, si dhe ka specifikuar shumën e ndarë për investime kapitale.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë të mbahen edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës./rajonipress/