Mobi Casa

Policia e Gjilanit shpërndan dhurata në kuadër të projektit “Një fund-vit plotë drita”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan në kuadër të iniciativës për të forcuar lidhjet me komunitetin, organizoi sot aktivitetin “Një fund-vit plotë drita”. Gjatë këtij aktiviteti, zyrtarët policorë shpërndanë dhurata për fëmijët duke sjellë gëzim dhe ngrohtësi gjatë kësaj periudhe festive.

Ky aktivitet u zhvillua duke u shpërndarë dhurata fëmijëve të cilët me raste të ndryshme janë takuar në pjesë të ndryshme të qyteteve, në pika të kontrollit të automjeteve gjatë ndaljes së automjeteve ku ka pasur fëmijë në automjet, fëmijëve në strehimores, fëmijëve në spitalin e pediatrisë në qytetin e Gjilanit, fëmijëve nevoja të veçanta, fëmijëve të komuniteteve të ndryshme dhe fëmijëve me Down Syndrom.

ARKATANA

Me këtë rast, Policia dëshiron të përcjellë mesazhin se është gjithmonë pranë qytetarëve, jo vetëm në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, por edhe në krijimin e një mjedisi solidar dhe mbështetës për të gjithë.

Policia e Kosovës është këtu jo vetëm për të mbrojtur, por edhe për të ndarë momente të veçanta si këto me komunitetin me raste festive, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe qytetarëve mbetet një shtyllë e rëndësishme për ndërtimin e një shoqërie më të mirë njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.