Gagica: Thirrje për pozitën, opozitën dhe udhëheqjen komunale në Gjilan: Miratoni buxhetin tani!

Gjilan – Koha po ecën dhe qytetarët e Gjilanit nuk mund të jenë peng i kalkulimeve politike. Ky nuk është momenti për inate apo për lojëra partiake, është momenti për përgjegjësi ka shkruar Nazim Gagica.
“Nuk ka “viktimë” e as fitues politik në këtë situatë, por ka një humbës të madh: qytetarin!
Prandaj, veproni tani! Miratoni buxhetin dhe lejoni që projektet dhe shërbimet e domosdoshme të mos mbesin peng i politikës. Interesi i qytetarëve duhet të jetë mbi gjithçka” ka shkruar Nazim Gagica./rajonipress/