FITORJA

Policia e Gjilanit me analizë të raportit vjetor të punës, tregojnë një rënie të konsiderueshme të kriminalitetit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kolonel Rukiqi nga të pranishmit kërkoj angazhime shtesë me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore në zbatimin e planeve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme, rritjen e bashkëpunimit dhe qasjes më pro aktive me qytetarin, parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale me një mbikëqyrje më efikase dhe disiplinë në punë.

Të enjtën Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi së bashku me stafin menaxherial ka mbajtur një takim pune me Komandantët e Stacioneve Policore dhe Shefat e Njësive Rajonale për të analizuar raportin vjetor të punës për vitin 2024.

Kolonel Rukiqi theksoi se statistikat e raportit të vitit 2024 në krahasim me vitin 2023 tregojnë një rënie të konsiderueshme të kriminalitetit, duke përfshirë veprat penale dhe incidenteve të ndryshme për -1.1 %, uljen e rasteve të vrasjeve për -50 %, lëndime të rënda trupore për -37.5 %, vjedhjet për -12.3 %, vjedhje të rënda për 11.6 %, grabitjet për -54.5% e të tjera, gjë që reflekton në përmirësimin e dukshëm të situatës së sigurisë.

Një tjetër sukses është arritur në sigurinë e komunikacionit rrugorë. Masat parandaluese, patrullimet e shpeshtuara dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve kanë ndikuar në uljen e aksidenteve rrugore, duke zvogëluar numrin e aksidenteve me pasoja fatale për -12.5 %, aksidente me lëndime trupore për -11.9 %, aksidente me dëme materiale -4.1%, ndërsa gjoba të shqiptuara në komunikacion +14.1%.

Mobi Casa

Kolonel Rukiqi nga të pranishmit kërkoj angazhime shtesë me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore në zbatimin e planeve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme, rritjen e bashkëpunimit dhe qasjes më pro aktive me qytetarin, parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale me një mbikëqyrje më efikase dhe disiplinë në punë.

Falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët me institucione, media dhe në veçanti përkrahja dhe bashkëpunimi nga qytetarët thuhët në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.