Mobi Casa

Policia e Gjilanit kalon në ish objektin e QKMF-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me kënaqësi ju njoftojmë se Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan si rezultat i Marrëveshjes së arritur në mes të Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan Kolonel Agron Rukiqi dhe Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni, është dislokuar nga objekti aktual në ish objekti i QKMF-së, i cili është dhënë në shfrytëzim nga Komuna e Gjilanit. Objekti gjendet në rrugën “Abdullah Tahiri” në qytetin e Gjilanit.

Dislokimi është bërë me qëllim përmirësimin e shërbimeve tona dhe ofrimin e një ambienti më të përshtatshëm për punë për punonjësit e kësaj Drejtorie. Ky objekti ofron hapësira më të mëdha dhe më komode, që do të lejojnë organizimin më mirë të aktiviteteve duke ofruar shërbime të shpejta dhe efikase për qytetarët.

Mobi Casa

Po ashtu, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë ndaj Kryetarit të Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni për investimet e rëndësishme që janë bërë në këtë objekt, investime të cilat kontribuojnë në krijimin e një ambienti më të përshtatshëm për punë për të gjithë personelin. Me këtë rast Drejtori i Drejtorisë Rajonale i ka ndarë mirënjohje Kryetarit të Komunës së Gjilanit për mbështetjen e vazhdueshme dhënë Policisë së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan është e përkushtuar të vazhdojë me përmirësimin e shërbimeve dhe të jetë në shërbim të qytetarëve thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.