Platformë edhe për shqiptarët e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës
Nga:Refik Hasani- Me të drejtë ne popullata shqiptare nga Komuna e Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës jemi duke pritur nga Tirana dhe Prishtina që ta ngritin zërin , mbrojnë dhe përfaqësojnë edhe interesat e shqiptarëve nga kjo hapësirë etnike shqiptare.
Por edhe të jenë të përgatitur në çfarëdo formë të bisedimeve dhe pse mos të ketë një strategji , program a platformë , të harmonizojnë qëndrimet lidhur me çështjen e pazgjidhur të kësaj Krahine shqiptare . Bisedimet nuk mundë të zgjasin pa fund do të mbyllen një ditë më një marrëveshje dhe garanci ndërkombëtare , prandaj ne duhet të jemi të përgatitur . Nuk mundë të zgjasin bisedimet Prishtinë – Beograd më shumë se samitet dhe konferencat ndërkombëtare , si :
E Aleatëve për rendin e ri botëror në fund të luftës së dytë botërore ,
Krijimi i dy blloqeve të botës : Paktit të NATO-s dhe Pakti lindor të VARSHAVËS ,
Krijimit dhe formimit të vendeve të painkuadruara ,
Fazat dhe periudhat e krijimit dhe shpërbërjes së RSFJ-së .
I kuptojmë bisedimet që duhet të shkojnë ngadalë se është fjala me një konflikt i një luftë të pashpallur , të ngrirë , herë të shpallur e herë jo në më shumë se një shekull , por , këto bisedime në fund do të duhet të lëshohen edhe në ndërtimin e raporteve shqiptaro – serbe si dy popuj më të mëdhenj në Ballkan dhe në këtë pjesë të Evropës .
Deri më tani nga institucionet e dy shteteve tona nuk u arrit së paku nga dy parlamentet të përgatitet dhe miratohet ndonjë deklaratë,pse jo edhe nga një rezolutë lidhur me shkeljen e të drejtave të shqiptarëve të mbetur nënë administrimin e Serbisë. Diplomacia e Tiranës dhe politika e Prishtinës së bashku me dy akademitë tona nuk duhet të presin që dikush ua kryen punët e shtëpisë.
Sa më parë duhet të ulen dhe përpilojnë një platformë dhe program ,të harmonizojnë qëndrimet lidhur me çështjen e pazgjidhur të kësaj Krahine shqiptare . Tirana dhe Prishtina kanë obligim,të ngrisin dhe mbrojnë çështjen e pazgjidhur të shqiptarëve në Krahinën e mbetur nën administrimin e Serbisë.
Të drejtat individuale dhe ato kolektive në të gjitha instancat ndërkombëtare duhet të shtrohet pasi shkelen vazhdimisht .Kjo duhet të rrjedhë së pari pas konsultimeve e këto të jenë të rregullta,intensive me pushtetin lokal dhe subjektet nga tri Komunat . Kjo mos të jetë sa për të thënë dhe arsyetuar para opinionit.
Por,thjeshtë shteti shqiptarë është anëtarë i barabartë i Këshillit të Sigurimit dhe këtë çështje ta ngritë para kësaj organizate të OKB-së. Kurse Kosova mundë ta ngritë këtë çështje në nivele të tjera,po ashtu që mundë të njoftojnë dhe sensibilizojnë opinionin ndërkombëtarë që çështja e shqiptarëve të kësaj Krahine po pret dhe duhet gjetur një zgjidhje të drejtë.
Në këtë krahinë me shumicë shqiptare në Serbi,situata është e tejet e keqësuar,që nga viti 1990 e këndej. Banorët atje ende janë duke u përballuar me shumë të papritura,përveç udhëheqësve të tyre të ndarë e përçarë në tetë subjekte politike.
Është shqetësuese e mbi të gjitha është me institucionet e dy shteteve tona lidhur me qëndrimin jo të prerë ndaj çështjes së pazgjidhur të kësaj Krahine .
Është dashur me kohë të jepen përgjigje :
– Se a duhet shqiptarët të marrin pjesë në zgjedhjet për parlamentin e Serbisë ,
-A kanë nevojë të marrin pjesë në trupin Koordinues ,
-Se a duhet të formojnë këshillin nacional sipas ligjeve serbe ,
-Thirrjen në rezultatet e referendumit të mbajtur më 1 e 2 mars 1992 për bashkëngjitje me Kosovën apo për një autonomi politiko-territoriale ,
– Në pika e arritura të marrëveshjes së Konçulit,që të plotësohet apo shpallët si e vdekur kjo marrëveshje dhe çështje tjera .
Cilat janë hapat e gabuar që ka udhëhequr Shqipëria dhe Kosova kundrejt kësaj Krahine shqiptare pas qershorit 1999 e deri më sot .Gabimet ishin edhe të dy anshme pra të udhëheqësve të vendore të tri Komunave dhe të bartësve politik dhe institucional të Tiranës dhe Prishtinës.
Kësaj here po paraqesim vetëm gabimet e institucioneve të dy shteteve,kurse kur ti përshkruajmë edhe gabimet e institucioneve të Republikës së Serbisë dhe të faktorit ndërkombëtar atëherë themi se i kemi paraqitur nga katër këndvështrime problematikën e kësaj Krahine .
-Nuk u mor parasysh se në çfarë pozite kanë mbetur popullata me rastin e tërheqjes së forcave vrastare prej Kosovë duke u stacionuar dhe përqendruar në këto hapësira.
-Nuk u ngrit me kohë problematika e kategorisë së të zhvendosurve që nga fillimi i luftimeve në mesë forcave të ushtrisë serbe dhe UÇPMB-së.
-Nuk është bërë regjistrimi i të zhvendosurve,pranimi dhe vendosja nëpër objekte banimi kolektiv.Më lehtë do të dihej dhe pranohej edhe nga ndërkombëtarët,ka ende të zhvendosur prej andej .
-Asnjëherë nuk u ngrit çështja se ku janë shqiptarët që kishin prona dhe pasuri të patundshme nëpër qytete të Republikës së Serbisë si Beograd,Nish,Leskoc,Vranj,Novi Sad,etj .
-Pas përfundimit të luftimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit nuk u nxë ngoje kjo marrëveshje fare .
-Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 jo që nuk u përmend por u harrua fare sikur mos të kishte ndodhur.
-Për mosnjohje me kohë të diplomave nga dy shtetet , në kohën kur nuk ka media dhe ka ngulfatje të informimit në gjuhën shqipe,
-Nuk u bë krahasimi në mes të drejtave që po kërkon vazhdimisht Serbia për bashkëvendësit e vetë,pra për serbët lokal të Kosovës. Po ato të drejta duhet dhe ju takojnë edhe shqiptarëve që jetojnë anekënd Serbisë e veçmas në Komunën e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës.
-Nuk mbështetën dhe nuk paraqitën arsyeshmërin për unitet dhe domosdoshmërinë e themelimin të Këshillit Nacional të shqiptarëve .
-Nuk ngritën çështjen e mungesës së përkujdesjes shëndetësore ku shqiptarët në Serbi përbëjnë mbi 100 mijë banorë ende nuk kanë Spital regjional,por bredhin për shërim herë në Tiranë , Prishtinë,Nish Shkupë e Beograd .
-Pse nuk përkrahet hapja e një Universitetit publikë në gjuhën shqipe .
-Përdorimi i flamurit ende është çështje e pazgjidhur në tri Komunat e cekura .
-Asnjëherë nuk u tërhoq një paralele krahasimore për investimet se sa janë bërë për kthim të Serbëve lokal të Kosovës dhe të zhvendosurve të ardhur nga andej që janë në Kosovë .
-Cepotini, një bazë ushtarake e ushtrisë Serbe,ku janë vendosur pjesëtarët e xhandarmërisë dhe forcave elite speciale.Ky objekt ushtarak më i madhi në rajon,ku janë ndarë nga qeveria e Serbisë 17 milion euro.Gjashtë kilometra afër qytetit të Bujanocit,është rrezik për tërë rajonin e Ballkanit e aq më shumë kërcenim dhe presion psikik për mbijetesën e banorëve shqiptarë në këto hapësira.
-Në tri Komunat e cekur më lartë mungon liria e lëvizjes veçmas në Komunën e Medvegjës , Karadakë të Preshevës dhe Malësinë e Bujanocit .
-Opinioni i Kosovës dhe mas mediet tona sikur nuk patën interesim fort për zhvillimet që po rrjedhin brenda Serbisë dhe qëndrimit të saj ndaj shqiptarëve.
-Nuk u shfrytëzua koha dhe momenti historik që gjatë bisedimeve të delegacionit të Kosovës me atë të Serbisë nënë prezencën e faktorit ndërkombëtarë,përfundimisht të hapet kutia e pandorës lidhur me ndërtimi e raporteve Kosovë-Serbi.
Të shtrohet në tavolinë edhe çështjen e kësaj Krahine dhe pasurit e shqiptarëve nëpër qytete të Serbisë.
-Nuk u ndërtua një qëndrim,platformë a strategji afatshkurtër,afatmesëm apo afatgjatë,se çfarë dhe si ti artikulojnë kërkesat e neve shqiptarëve nga kjo pjesë .
-Institucionet e Shqipërisë e Kosovës dhe partitë politike gabuan shumë rëndë kur gjatë konsultave se a duhet të marrin pjesë në zgjedhjet nacionale apo jo nuk na udhëzuan drejt ! .
Institucionet e dy shteteve tona është dashur t’ju japin instruksione të qarta partive politike të kësaj Krahine që duhet të marrin pjesë në zgjedhje nacionale Serbe: Por me kusht :
– I – Nëse ju garantohen pesë vende në parlamentin e Serbisë dhe tre vende mund ti fitojnë me vota të drejtpërdrejta,përndryshe assesi jo.
– II – Ku së bashku më deputetet e minoriteteve të tjera në Serbi si Boshnjakët e Sangjakut , Hungarezët e Vojvodinës,Bullgarët dhe Romët do të krijonin një Klub të deputeteve të pakicave,por edhe do të udhëhiqnin ndonjë resor të qeverisë .
III – Asnjëherë në vija institucional të dy shteteve nuk është debatuar në parlament me një pikë rendit të punës të ngritët çështja për shqiptarët nga Komuna e Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës .
Për fund , të gjithë bartësit e institucioneve të dy shteteve , lider të pozitës dhe opozitës njerëz me ndikim në jetën publike e politika në bashkëpunim të plotë me dy Akademitë të bashkërendojnë qëndrimet,harmonizojnë,të shkruhet një program,strategji veprim.
Gjithmonë kjo të bëhet në konsultim të ngushtë edhe me miqtë Amerikanë dhe faktorin ndërkombëtarë politik për edhe me subjektet nga kjo pjesë.