Mobi Casa

Murati: Zgjidhja e problemeve me Serbinë fillon në Preshevë, përfundon në Leposaviq

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa i zgjidh problemet është një farsë në vetvete.

Murati, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur nëse mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa zgjidhjen e problemeve.

“Normalizimi i marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë pa i zgjidh problemet është një farsë në vetvete. Rrjedhimisht të gjitha palëve u hapet rruga të sabotojnë një ‘normalizim’ pas zgjidhjen e problemeve”, ka shkruar Murati, transmeton Telegrafi.

Eco Higjiena

Ai ka thënë se “zgjidhja e problemeve të mbetura në mes të Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht në mes të shqiptarëve dhe serbëve, fillon në Preshevë e përfundon në Leposaviq”.

“Vetëm duke trajtuar me seriozitet dhe metoda politike të dy çështjet themelore të këtyre marrëdhënieve – atë të pozitës së shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të serbëve në tri komunat veriore – dhe zgjidhjen e tyre me reciprocitet mund të flitet për normalizim të marrëdhënieve”, ka thënë Murati.

Ndryshe, Lëvizja për Bashkim është subjekti politik që zgjidhjen e problemeve me Serbinë e sheh përmes shkëmbimit të territoreve. /Telegrafi/