Mobi Casa

Përlepnica humb edhe një intelektual të madh, arsimtarin Fetah Hajrullahun

/ 5 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Përlepnica mbeti më e varfër edhe për një intelektual, arsimtar, dhe një arsimdashës dhe një mësimdhënës, shumë të nderuar, arsimtar Fetah Muharrem Hajrullahu! Ndarjet nga kjo jetë, vazhdojnë në Përlepnicë ! Çdo lajm, për ndarje nga kjo jetë, po na kthen në kohën kur kalonim së bashku, si shok të rinisë, si kolegë, por më shumë si bashkëvendës!

Edhe tani, morëm lajmin e trishtë se nga ne u nda edhe një arsimtar përlepnicas! Të premtën, nga jeta u nda arsimtari i gjuhës frënge, Fetah Muharrem Hajrullahu!

Arsimtar Fetah lindi më 25.09.1951 në Përlepnicë! Shkollen fillore e kreu në vendlindje Përlepnicë, ndërsa shkollën e mesme normale në Gjilan! Kurse, më pastaj vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Universitetin e Shkupit, ku u diplomua dhe mori titullin arsimtar i Gjuhës Frenge!

Në shkollën fillore “Skënderbeu” filloj të punoj si arsimtar nga viti 1973/74, dhe atë si arsimtar i matematikës dhe pas diplomimit në gjuhë frënge, vazhdoi të punoj në këtë shkollë, duke dhënë gjuhë frënge që nga viti 1977 deri në pensionim!

Për arsimtarin Fetah, mund të shkruhet dhe të thuhet shumë! Arsimtari, ishte fjalë pak, por, kur diskutonte dhe bënte ndonjë propozim, fjala e tij çmohej e respektohej, ishte i sakët dhe shumë komunikues dhe tepër i pranueshëm për gjithë të tjerët!

Arsimtarin, për ta gjetur në oborr të shkollës ishte shumë e lehtë, vetëm shiqoje ku ishte turma më e madhe e nxënëseve aty ishte arsimtari Fetah!

Njashtu edhe me kolegë sillej tepër shok dhe shumë i dashur, nuk e donte vetmin, i donte shakat me kolegë! Ne, arsimtarin e kishim model, për durimin dhe maturi në sjellje dhe veprime! Arsimtar Fetahu, ishte edhe aktivist në shumë aktivitete, ishte prezent por, sidomos në sport, ishte aktiv, si lojtar në ekipen e futbollit të vogël, ku më lojën e tij jepte kontribut të çmuar në rezultatet e ekipit të Përlepnicës!

Njashtu, kontribut të çmuar ka dhënë në formimin e ekipit të volejbollit apo K.V “Përlepnica” të cilin ekip e ndihmoj në formimin tij! Kështu që në vitin garues 1975/1976, klubi i volejbollit bënte gara në ligën e dytë të Kosovës!

FIDANISHTJA

Arsimtari Fetah ishte edhe lojtar standard i këtij klubi, kontributi i tij ishte tepër domethënës, dhe rinia shumë e admironte lojën dhe sjelljen e arsimtarit, i cili çdoherë respektonte në frymën sportive! Arsimtari Fetah, dallohej me gjakftohtësi e tij dhe me angazhimin në lojë, asnjë top për të s’ishte i humbur!

Njëherit, edhe në kohët më të vështira, për kombin , ai tregojë veçoritë e një intelektuali, nuk zbarpësej kurrë nga qëndrimet që i merrte, ishte këmbëngulës dhe i pa luhatur, edhe kur kishte kërcënime! Këtë e faktoi me rastin e përcjellës së përcjelljen e heroit kombëtar Zija Shemsiut, pas vrasjes në Burgun e Beogradit!

Arsimtari Fetah edhe këtu tregoj se është i fjalës dhe qëndrimeve, në tubimin e kolektivit të shkollës para aktivistëve e sigurimësave të shtetit, të cilët bënin presion për mos të marrim pjesë në përcjelljen kortezhit të Zijah Shemsiut!

Arsimtari Fetah, i pari mori fjalën e tha citojë :Unë Zijah Shemsiun e kam kusheri-vëlla, e kam shok shkolle, ju sot mund të më largoni nga puna, apo të më arrestoni, por, unë do të jem në varreza, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Zijah Shemsiut!

Reagimi i arsimtarit Fetah, neve arsimtarëve të tjerë na i lehtësojë situatën, ai mori mbi supe tërë presionin që na i bënin ! Me diskutimin e arsimtarit, aktivistët e komiteti mbeten pa fjalë, dhe kështu edhe arsimtarët, nxënësit e rinia morën pjesë në varrim!

Prandaj, Arsimtari Fetah la gjurmë në këtë jetë, la vepra që kurrë s’mund të harrohen, la një familje shkollarësh, trashëgimtar të edukuar, arsimuar! Arsimtari po na lë zbraztësi, mungesa e tij do të ndihet, po na lë dhembje, por, jemi krenar që jetuam me te! Familjes së arsimtarit i shprehi ngushëllimet më të sinqerta, miqve, shokëve, kolegëve, nxënëseve, bashkëvendëseve përlepnicas, iu shprehi ngushëllime!

Arsimtari Fetah , ishte i lindur për arsim, ishte në profesionin që ishte i mishëruar me tërë qënjen e tij! Arsimtari, jetonte me zërat e nxënësve, thonte,, Zëri i nxënëseve, me vie, por si zëri i bilbilave në pranverë “! Kurrë njëherë, s’ka ndodhur të thotë jam i lodhur, edhe atëherë kur e larguan gjuhën frenge nga planprogrami, dhe deri në pension punoi në mësimin klasor! Lavdi, jetës e veprës së Arsimtarit Fetah Muharrem Hajrullahu! Nga/ Nuhi Nuhiu!