ARKATANA

Vitia ndërpret mësimin pas reshjeve të dendura, aktivizon Qendrën Operative Emergjente dhe vazhdon me intervenime të shumta

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thirrur sot në takim Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), për të njoftuar dhe koordinuar rreth veprimeve të ndërmarra gjatë ditës së djeshme, pas reshjeve të shumta të shiut dhe vështirësive që janë krijuar.

Po ashtu, gjatë këtij takimi ky komitet mori dy vendime: për ndërprerjen e mësimit për ditën e sotme në të gjitha shkollat e kësaj komune, si dhe për formimin e Qendrës Operative Emergjente.

Në këtë takim u bë e ditur se Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë, në bashkëpunim të ngushtë me Njësinë Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Viti, që nga vështirësimi i situatës ka ndërhyrë në disa lokalitete të kësaj komune, dhe atë deri në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

Kjo u bë me qëllimin më të mirë për të mbrojtur qytetarët dhe pronat e tyre.
Intervenime të ndryshme janë bërë në disa lokalitete të kësaj komune, si në Viti, Ramnishtë, Pozheran, Sllatinë, Radivojcë, Remnik etj por edhe në territorin e komunës së Kllokotit.

ARKATANA

Ekipet komunale kanë ndërhyrë edhe në largimin e ujit që ka depërtuar në disa shtëpi të banorëve, pastrimin e rrugëve nga rrëshqitjet e dheut, drunjëve si dhe në udhëzimin e qytetarëve që t’u shmangen zonave më të prekura.

KKMSH bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit dhe për ndjekjen e udhëzimeve të ekipeve emergjente. Po ashtu qytetarët në rast nevoje mund të kërkojnë ndihmë edhe në numrat emergjent: 112, 193, 192, 194.

Gjithashtu kërkohet kujdes të shtuar për fëmijët dhe personat e moshuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.