Gjini: Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës, themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden
Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini e ka quajtur “jokushtetuese dhe jolegjitime” qeverinë e zgjedhur sot në një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, vetëm pak orë pasi Lëvizja Vetëvendosje e shpalli të konstituuar Kuvendin.
“Qeveria që u votua sot është jokushtetuese dhe jolegjitime”, shkroi Gjini në një postim në Facebook.
Gjini tha se partia e tij do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
“Aleanca do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese dhe presim adresim me prioritet nga kjo e fundit, meqë themelet e kushtetueshmërisë po lëkunden”, shkroi ai.


