UBT

Përfundon vlerësimi i Shërbimeve Kadastrale në Viti në kuadër të Projektit të USAID-it

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në kuadër të Marrëveshjes së Mirëkuptimit ndërmjet Aktivitetit Qeverisja e Pronës të USAID-it dhe Komunës së Vitisë, është mbajtur sot në Viti një aktivitet në të cilin mori pjesë edhe kryetari i Komunës, Sokol Haliti.

Qëllimi kryesor i këtij aktiviteti ishte përfundimi i procesit të analizimit dhe vlerësimit të procedurave dhe kapaciteteve për ofrimin e shërbimeve kadastrale nga Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë.

Në bashkëpunim me stafin komunal dhe organizatat e shoqërisë civile, ekipi i USAID-it ofroi rekomandime konkrete për përmirësimin e cilësisë dhe rritjen e efikasitetit të këtyre shërbimeve.

Ky proces pritet të rezultojë në hartimin e një Plani për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Kadastrale për Komunën e Vitisë, i cili do të përgatitet në një punëtori të përbashkët dy-ditore.

Mobi Casa

Haliti shprehu mirënjohje për këtë bashkëpunim dhe theksoi rëndësinë e përmirësimit të shërbimeve për qytetarët, duke nënvizuar se ky projekt do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e transparencës dhe efikasitetit në menaxhimin e pronës në komunë.

Prezantimin e raportit të vlerësimit të procesit të punës për ofrimin e shërbimeve kadastrale, e bëri Korab Ahmetaj, Specialist i Lartë Kadastral, USAID/Aktiviteti, ku u bë e qartë se në ZKK-në e Vitisë, si në të gjitha ZKK-të tjera në Kosovë, cilësia e shërbimeve janë përmirësuar për shkak të iniciativave për modernizimin e shërbimeve të cilat janë ndërmarrë nga Qeveria e Kosovës (QeK) respektivisht AKK, dhe për shkak të udhëzuesve, kornizave të punës dhe doracakëve të cilat shërbejnë si udhërrëfyes për ofrim të shërbimeve.

Si rezultat, shumë procese të punës janë automatizuar. Qytetarëve dhe institucioneve qeveritare u është ofruar gjithashtu qasje më e madhe online në të dhënat dhe shërbimet kadastrale përmes platformave digjitale./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.