Haliti vazhdon takimin me qytetarët, dëgjon hallet e tyre dhe flasin për projektet konkrete
Viti – Sokol Haliti krahas punës institucionale vazhdon të takohet me qytetar të grupimeve të ndryshme për të biseduar për hallet dhe preokupimet e tyre rreth projekteve që po realizohen në çdo cep të Vitisë.
“Edhe sot vazhdova takimet me qytetarë. Kësaj radhe nga një kafe me qytetarë të respektuar të lagjes Alidemaj të Pozheranit me të cilët bisedova për projektet që do të realizohen në vijim dhe për idetë e tyre konkrete për projektet e reja” ka shkruar Haliti./rajonipress/