ARKATANA

Për zhvillimin e turizmit është i domosdoshëm kategorizimi i objekteve hoteliere

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Zyrtarë të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI) kanë zhvilluar të premten në Gjilan një bashkëbisedim me përfaqësues të komunave të regjionit të Gjilanit, për nevojën e kategorizimit të hoteleve dhe objekteve tjera hoteliere, si parakusht për zhvillimin e turizmit, ku Kosova ka mundësi të jashtëzakonshme për zhvillim ekonomik.

Fillimisht, Agim Zuzaku, drejtor komunal për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se kategorizimi i hoteleve, është një çështje që nuk është trajtuar deri tani dhe ka përshëndetur nismën e MTI-së për ta filluar këtë proces, duke nënvizuar faktin se kategorizimi e rrit konkurrencën dhe përmirëson cilësinë e shërbimeve.

Gjilani nuk ka ndonjë qendër të njohur turistike, por ka parakushte të mira për të zhvilluar turizmin dhe si pika më atraktive ka përmendur resorët “Vali Ranch”, “Planet” dhe “Maja e Zezë”. Për më tepër, rajoni i Gjilanit është i pasur me ujëra minerale, ka thënë Zuzaku.

Fadil Arifi, zëvendësministër i MTI-së, ka thënë se turizmit në Kosovë duhet t`i japim një kahe tjetër, duke filluar nga kategorizimi i hoteleve.

Mobi Casa

“Kosova ka potenciale të jashtëzakonshme për zhvillimin e turizmit, duke filluar nga turizmi malor, trashëgimia kulturore e historike dhe sektorë të tjerë”, ka thënë Arifi, duke nënvizuar faktin se nga 400 hotele sa ekzistojnë në vendin tonë, vetëm 32 prej tyre e kanë bërë kategorizimin.

Xhemajl Pllana, udhëheqës i Divizionit të Turizmit në MTI, ka thënë se është e domosdoshme të bëhet institucionalizimi i objekteve hoteliere dhe ka prezantuar hapat që duhet ndjekur në këtë drejtim.

Turizmi zë vendin e dytë në zhvillimin ekonomik të një vendi, në shumë vende të botës, prandaj është koha e duhur që edhe Kosova të bëjë hapa konkret në zhvillimin e këtij sektori, meqë ka potencial të jashtëzakonshëm, ka thënë Pllana, duke veçuar mundësitë për zhvillimin e turizmit dimëror./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.