ARKATANA

Rashiti: Qytetarët e Gjilanit nuk e durojnë më këtë qeverisje e cila është treguar e paaftë dhe e papërgjegjshme për të udhëhequr

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – PDK do të bëjë një garë zgjedhore, me një ekipë të jashtëzakonshme që përfaqëson profesionalizëm, integritet dhe vullnet për të kontribuar për një Gjilan që e duam të gjithë thotë Riad Rashiti kryetar i PDK-së në Gjilan.

Rashiti thotë për rajonipress se PDK është partia e parë në Gjilan sa i përket stabilitetit, përgatitjeve dhe gatishmërisë për procesin e ri të zgjedhjeve lokale.

“Gjithmonë në të kaluarën, paqartësia e kandidatit për kryetar komune deri në ditën e fundit të hyrjes në procesin për zgjedhjet komunale dhe ngutia e bërjes së listës së kandidatëve për asamble, ka qenë pengesë e madhe e PDK-së për t’i hyrë garës me seriozitet dhe e përgatitur për suksese në zgjedhje.
PDK në Gjilan si asnjëherë më parë, e ka të qartë rrugën politike drejtë procesit të ri në zgjedhjet lokale. Ka disa muaj që diskutimet e duhura janë zhvilluar brenda strukturave të partisë, si për zgjedhjet nacionale ku rezultatet në Gjilan dëshmuan për ri-kthimin e fuqisë së PDK-së, po ashtu edhe për zgjedhjet komunale ka pasur debate produktive, që kanë dëshmuar unitetin e plotë të strukturës së degës” tha Rashiti.

Fundamenti

Rashiti tha se janë bërë të gjitha parapërgatitjet e duhura për procesin e ardhshëm, është e njohur se kush do të jetë kandidati për kryetar komune, poashtu lista e kandidatëve për Kuvend Komunal është afër finalizimit dhe në kohën e duhur do të publikohet ekipa fituese për zgjedhjet lokale.

“Ne jemi të përgatitur dhe të gatshëm për garën e fitores në zgjedhjet komunale, qytetarët e Gjilanit nuk e durojnë më këtë qeverisje e cila është treguar e paaftë dhe e papërgjegjshme për të udhëhequr një komunë që dikur krenohej me zhvillim dhe të arritura në shumë sfera.
PDK do të bëjë një garë zgjedhore, me një ekipë të jashtëzakonshme që përfaqëson profesionalizëm, integritet dhe vullnet për të kontribuar për një Gjilan që e duam të gjithë.
Platforma jonë zgjedhore dhe ekipa e PDK-së do të jetë oferta më e mirë për qytetarët e Gjilanit në zgjedhjet komunale. Ne besojmë plotësisht se qytetarët tanë nuk do t’ia japin besimin me votë kësaj qeverisje e cila e ka dëshmuar paaftësinë dhe papërgjegjshmërinë me udhëheq me institucionet Gjilanit.
Andaj ne si PDK kemi përgjegjësi të lartë politike, për të bërë të pamundurën që t’a ri-fitojmë besimin e qytetarëve të Gjilanit” tha Riad Rashiti./rajonipress/