“Vatra”: Gjilani meriton një qeverisje që nuk ankohet, por që punon!

Gjilan – Qytetarët e Gjilanit tashmë kanë parë dhe ndjerë dështimin e qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje në komunën tonë. Më shumë se tre vite e katër muaj në pushtet, dhe ende nuk kanë përfunduar asnjë projekt të madh që do të përmirësonte jetën e qytetarëve thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”.
Postimi i plotë:
Për tre vite, kemi dëgjuar vetëm arsyetime dhe ankesa, por nuk kemi parë punë dhe zgjidhje. Pushteti komunal vazhdon të fshihet pas justifikimeve, duke e hedhur fajin në opozitë, por nuk gjen guximin të pranojë dështimin e tij.
Në vend që të qeverisin, ata vetëm ankohen. Nuk ka projekte të mëdha infrastrukturore të realizuara, nuk ka përmirësim të shërbimeve për qytetarët dhe, mbi të gjitha, nuk ka vizion për të ardhmen e Gjilanit.
Qyteti ynë nuk duhet të mbetet peng i paaftësisë dhe neglizhencës. Koha për ndryshim po vjen, dhe Gjilani meriton një qeverisje që nuk justifikohet, por që punon!