UBT

Për bashkim familjar mbetet kusht gjermanishtja

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kush dëshiron të vijë te bashkëshorti në Gjermani duhet të dëshmojë se ka njohuri të gjuhës gjermane. Edhe pse Gjykata Evropiane e Drejtësisë e kishte kundërshtuar këtë, Qeveria e Gjermanisë insiston që një rregull e tillë të mbetet.

Qeveria gjermane do të kërkojë dëshmi se njihni gjuhën edhe në të ardhmen, nëse dikush vjen te bashkëshorti apo bashkëshortja në Gjermani.

Vetëm në raste të rralla prova e nevojshme për njohuri bazë të gjuhës gjermane do të anashkalohet.

Këtë e bëri të ditur një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme me kërkesë së agjencisë së lajmeve dpa. Vendimi vlen edhe për të tjerët.

Kush dëshiron të vijë te bashkëshorti në Gjermani, që nga viti 2007 duhet të dëshmojë para ardhjes se ka njohuri bazë të gjermanishtes.

Në këtë mënyrë mbështetet integrimi dhe vështirësohen martesat e detyruara. Megjithatë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e kishte hedhur poshtë në korrik praktikën e deritanishme për bashkimin me familjarët me nënshtetësi turke.

FIDANISHTJA

Argumentimi i gjykatësve në Luksemburg ishte se sistemi aktual shkel marrëveshjen me Bashkimin Evropian, sipas së cilës vendosja e turqve në BE nuk duhet të vështirësohet.
Bazë për vendimin kishte qenë akuza e një gruaje turke.

Duke u nisur nga vendimi i Luksemburgut, autoritetet gjermane fillimisht nuk i patën refuzuar më kërkesat për bashkim familjar për mungesë së njohurive gjuhësore. Qeveria gjermane pati njoftuar megjithatë se do të bënte një shqyrtim rrënjësor të aktgjykimit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme kishte njoftuar se Gjykata e Lartë e Drejtësisë nuk e ka kontestuar dëshminë e gjuhës si të tillë. Përkundrazi, sipas tij, gjykata ka parë në të një shkelje, se në vendimin për dëshminë e gjuhës nuk ka vend për marrjen parasysh të rrethanave të veçanta për secilin rast. Tani kjo ndryshon.

Nga dëshmia e gjuhës hiqet dorë, në qoftë se bashkëshorti për shkak të distancës së madhe hapësinore, për shembull, nuk mund të bëjë një kurs gjuhe, ose në qoftë se pavarësisht përpjekjeve serioze brenda një viti nuk arrin ta marrë provimin e gjuhës.

Nga Ministria e Jashtme e Gjermanisë, siç transmeton „DW“, u tha se kërkesa për dëshminë e gjuhës mbetet, sepse është provuar të jetë “një masë e rëndësishme për integrimin”.
Përfaqësitë gjermane jashtë vendit do të fillojnë menjëherë zbatimin e këtij vendimi./albinfo/