HW

Pensionohet arsimtari Xhelal Rashiti, la pas shembullin e tij njerëzor, përkushtim, korrektësi dhe dashuri për profesionin

/ 3 minuta lexim
HW

Gjilan – Prandaj, sot ne nuk po i themi lamtumirë Xhelalit, por po i shprehim mirënjohje për gjithçka që bëri për arsimin dhe edukimin, duke e ditur se gjurmët e tij do të mbeten të pashlyeshme në mendjet dhe zemrat tona ka thënë Nehat Shabani drejtor i shkollës “Esat Berisha” në Llashticë.

Fjalim rasti, Ceremonia e pensionimit të arsimtarit Xhelal Rashitit

Fjalimi i drejtorit Nehat Shabani

Të nderuar kolegë, nxënës, prindër dhe mysafirë,

Jemi tubuar sot për një ceremoni të veçantë, për ta përshëndetur dhe nderuar ars. Xhelal Rashitin, i cili pas më shumë se 30 viteve me ditar në dorë, sot po mbyll me dinjitet rrugëtimin e tij profesional dhe po hyn në një etapë të re të jetës – pensionimin.

Arsimtari Xhelal lindi më 10 shtator 1960 në fshatin Burincë, Komuna e Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme dhe Akademinë Pedagogjike në Gjilan. Më pas, në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu”, drejtimi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, u diplomua me sukses.

Pas përfundimit të studimeve, në vitin 1981, u punësua në kombinatin e tekstilit “Integj” në Gjilan, ku punoi deri në vitin 1989. Po atë vit emigroi në Zvicër për tri vite, për të punuar me vizë pune, e më pas u kthye në atdhe, ku krijoi familje me bashkëshorten e tij Nazmijen dhe fëmijët: Skyfterin, Xhemailin dhe Besartën.

Karrierën në arsim e nisi në shkollën fillore “Milladin Popoviç” në fshatin Muqibabë, ku punoi deri në vitin 1999. Pas luftës, më 1 shtator 1999, u punësua në shkollën fillore “Esat Berisha” në Llashticë, ku me përkushtim e dashuri për mësimdhënie e vijoi punën deri në pensionim.

United Hospital

Gjatë gjithë këtyre viteve, ars. Xhelal dha një kontribut të çmuar në edukimin e shumë gjeneratave, duke u përkujdesur që nxënësit të mësonin dhe të donin gjuhën amtare – gjuhë që vetë e deshi dhe e ligjëroi me pasion.

Ai ndoqi me përkushtim trajnime të shumta profesionale, përfshirë programin e AKM-së (Avancimi i Kualifikimit të Mësimdhënësve), ku diplomoi me sukses. Ishte mësues i dashur me nxënësit, koleg bashkëpunëtor, modest dhe profesionist i përpikët. Përveç njohurive, ai la pas edhe shembullin e tij njerëzor – përkushtim, korrektësi dhe dashuri për profesionin.

Prandaj, sot ne nuk po i themi lamtumirë Xhelalit, por po i shprehim mirënjohje për gjithçka që bëri për arsimin dhe edukimin, duke e ditur se gjurmët e tij do të mbeten të pashlyeshme në mendjet dhe zemrat tona.

I urojmë shumë shëndet, gëzim dhe jetë të gjatë pranë familjes së tij, duke shpresuar që vitet e pensionimit t’i ketë po aq të begata sa edhe vitet e punës.
Faleminderit!

Në Llashticë, më 10.09.2025

Drejtori Nehat Shabani

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.