FITORJA

PDK: VV e ka bllokuar PZHK-në, shumë projekte kapitale nuk do të mund të nisin pa miratimin e saj nga Kuvendi Komunal

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – PDK në maj të vitit 2022, e ka përkrahur dhe votuar anulimin e PZHK-së me qëllim të korrigjimit të saj, për të ndryshuar vendin e zonës ekonomike dhe të varrezave të qytetit. Zotimi i VV-së dhe urbanizmit ka qenë që pas ndryshimeve të dakorduara, brenda 2-3 muajsh do ta sjellin për miratim në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Mirëpo edhe pse kanë kaluar 27 muaj dhe qeverisja e dështuar e VV-së nuk ka vepruar fare në këtë drejtim thuhet në reagimin e PDK-së.

Reagimi i plotë:

Zona Ekonomike, rruga qarkore, kampusi i universitetit, varrezat e reja të qytetit, sheshi qytetit, planifikimi i hartave zonale, hartimi i planeve rregulluese dhe shumë projekte tjera kapitale nuk mund të nisin pa miratimin e Planit Zhvillimor Komunal thuhet në reagimin e PDK-së.

Janë të kota nënshkrimet e marr veshjeve të financimit të projekteve me ministritë përkatëse, sepse ato nuk mund të realizohen në teren, por vetëm mund të vizatohen apo të prezantohen në makete për adhuruesit e dizajnit. Kjo po dëshmohet çdo ditë, ku kryetari i Gjilanit ende nuk ka mundur të bëjë asgjë më shumë se vizatimet e dizajnuara në 3D.

FITORJA

PDK në maj të vitit 2022, e ka përkrahur dhe votuar anulimin e PZHK-së me qëllim të korrigjimit të saj, për të ndryshuar vendin e zonës ekonomike dhe të varrezave të qytetit. Zotimi i VV-së dhe urbanizmit ka qenë që pas ndryshimeve të dakorduara, brenda 2-3 muajsh do ta sjellin për miratim në Kuvendin Komunal të Gjilanit. Mirëpo edhe pse kanë kaluar 27 muaj dhe qeverisja e dështuar e VV-së nuk ka vepruar fare në këtë drejtim.

Qindra qytetarë të Gjilanit sot kanë mbetur pengë për shfrytëzimin e pronave të tyre. PZHK në fuqi është miratuar para më shumë se 15 viteve, ku janë të parapara hapësira të caktuara për infrastrukturë publike dhe për të cilat komuna e Gjilanit duhet të bëjnë zgjidhje ligjore në interesin publik dhe qytetarë.

PDK i bënë thirrje publike kryetarit të komunës që mos ta pengojë urbanizmin për të zhvilluar procedurat ligjore dhe për ta sjellë PZHK për miratim në Kuvendin Komunal të Gjilanit.

Komisioni për Urbanizëm
Dega PDK Gjilan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.