Mobi Casa

Haziri: Dështim pas dështimi, gjithçka në dëm të qytetarëve, shpresa 9 shkurti 2025

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Raporti i progresit i dorëzuar Kosovës, tregon më së miri katandisjen shumëdimensionale të kësaj qeverisje. Komunat në izolim total në mungesë të investimeve dhe në mungesë të përkrahjes thotë Sokol Haziri nga AAK e Gjilanit.

Evidente ngecja dhe dështimi, por vërtet i pa kuptimtë dhe mbase pa shpjegim logjik verbëria e atyre që me lloj – lloj teorie konspiracioniste përpiqen që ta arsyetojnë ketë dështim.

ARKATANA

Nuk jemi ne ata që përcaktojmë kushtet e integrimit, por ata që kërkojmë integrimin në strukturat euroatlantike.

Në vend që të përmbushim kriteret e përcaktuara për integrim në BE, këta tashmë filluan ta mësojnë e fajësojnë atë.
Vërtet kanë “suficit inteligjence”.
Dhe kudo e në çdo segment të jetës në vend shihen dështimet.
Uroj që të kthjellim vetën si popull sa nuk është bërë tepër vonë.
Se sa për kthjellje të pushtetarëve aktual tashmë nuk ka më kohë.
Shpresa 9 Shkurti ‘25.
Sokol Haziri
Nënkryetar i AAK dega në Gjilan