Mobi Casa

Asllani: Mbështetje për prodhuesit – Shteti zhvillohet me biznese të forta!

/ 1 minutë lexim
ZGJ

Gjilan – Sot, bashkë me kandidatin për deputet, Nazim Gagica, vizituam fabrikën e prodhimit të mobileve “Euro Model”, ku takuam pronarin, Xhevat Dushica. Ai na tregoi sfidat me të cilat përballen prodhuesit dhe kushtet që shteti duhet të sigurojë për një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese ka shkruar Zaki Asllani.

Postimi i plotë:

ZGJ

“Euro Model” është një histori suksesi – një fabrikë me një numër të madh të punësuarve, që dëshmon se industria prodhuese mund dhe duhet të jetë shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik.
Ne do të jemi krah bizneseve prodhuese me të gjitha kapacitetet shtetërore, sepse një ekonomi e fortë ndërtohet mbi sipërmarrje të fuqishme!
137 për Kosovën Fituese!
43
84