Hidromorava

PDK: Rënie drastike e të hyrave në buxhetin komunal të Gjilanit!

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Sipas raportit financiar janar-shtator 2024, në buxhetin komunal të Gjilanit, janë mbi 2.2 milionë euro të hyra më pak se sa për periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Prej 5,377,762.18 euro në vitin 2023, në 3,133,068.22 euro në 2024 thuhet në reagimin e PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

GRANDEMALL

Rënie drastike ka te inkasimi i tatimit në pronë, ku prej 2.7 milionë euro në 2023, ka rënë në 1.3 milionë në 2024, pra mbi 52% ka inkasim më pak.
Prej 2,687,146.71 euro në 2023, në 1,293,001.56 në vitin 2024.
Njësoj është edhe nga të hyrat prej lejeve ndërtimore, sepse kur krahasohet me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, prej 1,403,313.19 të hyra në vitin 2023, në 757,901.88 euro në 2024.
Edhe në këtë raport financiar shihet dështimi i madh i kësaj qeverisje komunale, në realizimin e planifikimit të të hyrave vetanake.
Dy arsye janë për këtë dështim të inkasimit të tatimit në pronë:
Paaftësia e qeverisjes komunale për të komunikuar me qytetarët për të paguar boxhet e akumuluara dhe;
Ndikimi i faljes së borxheve deri në 100 euro, e cila si proces nuk është menaxhuar siç duhet.
Dështim në planifikim.
Dështim në inkasim.
Dështim në investime.
Dështim në administrim.
Dështim krejt dhe drejtë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.