Nisin punimet për asfaltimin dhe ndërtimin e kanalizimit në shtatë rrugët e Zhegrës
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se kanë filluar punimet për asfaltimin dhe ndërtimin e kanalizimit në shtatë rrugët e Zhegrës. Kryetari I Komunës, Alban Hyeseni ka theksuar se rreth 180 mijë është vlera e projektit të ardhshëm në fshatin Zhegër.
“Në vazhdën e investimeve që po bëhen në fshatrat e Komunës së Gjilanit, tashmë punime në kanalizim e asfaltime të rrugëve kanë filluar edhe në fshatin Zhegër”, ka bërë me dije, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Tutje, ai ka treguar se gjithsej do të asfaltohen dhe ndërtohet kanalizimi në shtatë rrugë. “Infrastruktura në fshatrat tona po përmirësohet çdo ditë, duke e bërë jetën më të lehtë”, tha i pari i Gjilanit, Alban Hyseni./Rajonipress/