GRANDEMALL

PDK: Pesë arsyet tona, pse nuk e votojmë këtë buxhet të propozuar komunal për vitin 2025

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Planifikimi i buxhetit 2025 është bërë shkel e shko dhe nuk është bërë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por është i menduar mirë qysh me e rrit buxhetin më shumë te kodet buxhetore ku mund të keqpërdoret lehtë, si te subvencionet dhe mallra e shërbime. Keqpërdorime që janë dëshmuar edhe në dy vitet tjera 2023/24 thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Qytetarë të nderuar të Gjilanit,
Më lejoni që sot të paraqes pesë arsyet tona si PDK, pse nuk e votojmë këtë buxhet të propozuar komunal për vitin 2025.

Planifikimi i buxhetit 2025 është bërë shkel e shko dhe nuk është bërë në interesin e qytetarëve të Gjilanit, por është i menduar mirë qysh me e rrit buxhetin më shumë te kodet buxhetore ku mund të keqpërdoret lehtë, si te subvencionet dhe mallra e shërbime. Keqpërdorime që janë dëshmuar edhe në dy vitet tjera 2023/24.

Fundamenti

Marr parasysh që në vitin e ardhshëm janë dy palë zgjedhje, nacionale dhe lokale, buxhetin e komunës kryetari i Gjilanit e ka propozuar tipike për fushatën e tij zgjedhore.

Sepse krejt ky planifikim buxhetor është i imponuar nga vet ai, i cili;

  1. Ka zvogëluar për 1.2 milion euro buxheti për investime kapitale te shërbimet publike, në vend që të ketë rritje sepse buxheti komunal në vitin 2025 është më i madh se në këtë vit.
  2. Ka rritur për 1.2 milion euro buxhetin për subvencione dhe mallra e shërbime, duke mos ofruar asnjë informatë të vetme për këtë planifikim. Kjo rritje e buxhetit është bërë për fushatën komunale të kryetarit të komunës, për blerje votash.
  3. Nuk ka paraqitur barabarësi në investime kapitale – Planifikimi i buxhetit për investime kapitale nuk është aspak i shpërndarë në harmoni me kërkesat e qytetarëve të lagjeve të qytetit dhe fshatrave të Gjilanit.
  4. Nuk ka përfshirë në buxhetin e 2025, projektet që janë të planifikuara në buxhetin e këtij viti, por që kanë dështuar të nisin dhe përfundojnë.
  5. Për 3.6 milion buxhet i propozuar të kodi për bashkëfinancim të projekteve, nuk ka paraqitur asnjë informatë se për cilat investime komuna e Gjilanit e ka ndarë këtë buxhet.
    Sigurisht që ka edhe shumë të meta të tjera ky propozim buxhet 2025, andaj nuk do të lejojmë që me votat e PDK-së në Kuvendin Komunal të miratojmë një buxhet të keqpërdorimeve, mashtrimeve dhe dështimeve.
    Sot po e publikojmë edhe listën e plotë të projekteve kapitale që i ka planifikuar në buxhetin e 2025, të ndara sipas vendbanimeve, lagjeve dhe fshatrave të komunës së Gjilanit.
    Anarkia në Gjilan nuk mund të vazhdojë kështu, andaj PDK kërkon dorëheqjen e kryetarit të komunës dhe të shkojmë në zgjedhje të parakohshme lokale bashkë me ato parlamentare.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.