PDK: Absurditet, komuna e Gjilanit nuk pagoi subvencionimin për barna, por pagoi 173 mijë euro për luksin e Alban Hysenit në darka e dreka

Gjilan – Absurditet, komuna e Gjilanit nuk pagoi subvencionimin për barna me arsyetimin e mungesës së mjeteve financiare, por në anën tjetër pati financa dhe shpenzoi 173 mijë euro për luksin e kryetarit dhe të drejtorëve komunal thuhet në reagimn e degës së PDK-së në Gjilan.
Reagimi i plotë:
Sipas raportit të punës të vitit 2024 gjithçka funksionoi dhe ishte perfekt për pushtetarët komunal të VV-së në Gjilan, asgjë nuk ju ka munguar për një jetë normale institucionale dhe planin e shpenzimeve të luksit e realizuan 300%.
Ndërsa për subvencionim e kërkesave të qytetarëve, pagesat për barna, për shërbime mjekësore, për pagesën e qirasë, për pagat e personave me aftësi të kufizuara u arsyetuan se nuk ka buxhet. Për besë MARRE bre./rajonipress/