Eko Higjiena

PDK: Komuna problematike vazhdon me avazin e vjetër, e shkel në vazhdimësi ligjin për planifikim hapësinor përmes shkeljes së planeve rregulluese të komunës

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Drejtoria e urbanizmit shkel planin rregullues, lëshon leje ndërtimore duke u bazuar në Planin Zhvillimor Urban (PZHU) (edhepse kjo është e pa lejueshme). Vetëm pak metra nga tregu i gjelbërt, ka filluar ndërtimi i objektit banesor-afarist që është investim i kompanisë ndërtimore “City Projects-3”. Ky investitor është pajisur me leje ndërtimore në shtator të këtij viti për ndërtimin e objektit banesor-afarist, por që është në kundërshtim me Planin Rregullues Urban “Qendra Zona 1” thuhet në reagimin e PDK-së.

Reagimi i PDK-së

Ky plan rregullues është ende në fuqi dhe në atë hapësirë është paraparë ndërtimi i trasesë së re rrugore e cila do të lidhte rrugën e tregut me sheshin mbi shtratin “Mirusha” si dhe është planifikuar ndërtim i banimit të mesëm, me etazhitet apo katësi P+4 (përdhesa plus katër kate të tjera).

Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPMM), ia lëshon kompanisë ndërtimore në fjalë Kushtet urbanistiko-teknike për ndërtimin e objektit banesor-afarist me etazhitet “B+P+7+PH” bazuar në Planit Zhvillimor Urban “Qytetit i Gjilanit 2006-2015+”, duke marrur për bazë destinimin i cili buron nga ky plan. Kjo është e jashtëligjshme sepse me ligjin për planifikim hapësinor Nr. 04/L-174, planet rregulluese janë ato të cilat janë detyrim për urbanizmin dhe e udhëzojnë atë se si duhet të sillet në zona më të ngushta hapësinore se sa Plani Zhvillimor Urban i komunës.

Plani Rregullues Urban “Qendra Zona 1”, i miratuar nga Kuvendi Komunal gjatë vitit 2010 (derisa komuna qeverisej nga PDK), vazhdon ende të jetë në fuqi sepse nuk ekziston ndonjë vendim i Kuvendi të Komunës që thotë se ky plan është shfuqizuar.

Hidromorava

Ligji Nr. 04/L-174 për Planifikim Hapësinor, e thotë në mënyrë të qartë se nuk lejohet ndryshimi i destinimit apo shfrytzueshmërisë së lokacionit nga ajo që është paraparë me dokumentet e planifikimit hapësinor, ku shprehimisht në nenin 26 paragrafi 7, thuhet: “Dokumentet ekzistuese të planifikimit hapësinor, të cilat janë të miratuara mbeten në fuqi derisa të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji” (fjala është derisa të hartohet plani i ri zhvillimor i komunës dhe harta zonale e komunës).

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, kërkon nga Drejtoria e Urbanizmit që të pezullojë menjëherë lejen ndërtimore, me të cilën i lejohet kompanisë ndërtimore “City Projects-3” (e përfaqësuar nga F.D. nga Gjilani) që të ndërtojë jashtëligjshëm objektin banesor-afarist me etazhitet “B+P+7+PH” në parcelën kadastrale P-70403013- 05359-0.

Poashtu kërkojmë që organet e drejtësisë (prokuroria) ta përcjell dhe ta trajtojë këtë rast me kohë dhe me saktësi të plotë ligjore.
Me këtë rast, PDK konstaton se shkelësi kryesor i ligjit dhe promovuesi i anarkisë në hapësirën e komunës është Autoriteti Publik e që është Drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit (DUPMM). Pavarësisht që edhe investitori e mban një pjesë të përgjegjësisë me vet faktin që me vetëdije ka bërë kërkesë për shkeljen e PRRU “Qendra Zona 1” por, autoriteti publik është rregullatori ligjor i këtij aspekti dhe ai (DUPMM) nuk ka qenë dashtë në asnjë mënyrë me e lejue një shkelje të tillë me tejkalim ekstrem të sipërfaqes së ndërtimit dhe etazhitetit.

Ne kemi konsideratë të veçantë ndaj investitorëve të brendshëm e të jashtëm të komunës tonë por, kjo është kështu, vetëm atëherë kur ata janë plotësisht të rregullt dhe në harmoni me ligjin dhe aktet nënligjore të Republikës së Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.