KKVITI

Plani operativ “Rrethi” ka shqiptuar 1505 gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacionet policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan gjatë periudhës kohore 02.08.2024 – 08.08.2024 në vazhdën e implementimit të planit operativ “Rrethi” ka shqiptuar njëmijë e pesëqind e pesë (1505) gjoba për kundërvajtësit të cilët kanë rënë ndesh me ligjin për rregullat e trafikut rrugor.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtij plani janë ndërmarr aktivitete edhe në:
Hetim i tridhjetë e nëntë (39) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
Hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e tre (33) ngasës,
Shqiptuar njëmbëdhjetë (11) gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.

Fundamenti

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafikut rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, të përshtatin ngasjen dhe shpejtësinë me kushtet e rrugës. Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët dhe kërkon angazhimin e të gjithëve njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/