Uji Dea

PDK: Humbja e radhës është buxheti prej 6 milion euro për projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Në buxhetin e vitit 2024 janë të ndarë 6 milion euro për projektin e impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në qytetin e Gjilanit. Edhe në vitin 2023 poashtu ishin të ndara 6 milion euro buxhet për këtë projekt. Pra janë 12 milion euro buxhet i ndarë në planifikim dhe që nuk po shfrytëzohet për këtë projekt tejet të rëndësishëm për qytetarët tanë ka shkruar Riad Rashiti.

Reagimi i plotë:

Komuna e Gjilanit e udhëhequr nga qeverisja e organizatës së VV-së, nuk është e aftë që të nis as këtë projekt të cilin e ka gjetur 100% të gatshëm, të projektuar, të tenderuar, të kontraktuar kompaninë që do t’a ekzekutojë projektin, buxhetin e gatshëm. E vetmja sfidë në këtë projekt ka qenë shpronësimi, për të cilin aspak nuk janë angazhuar me pronarët e tokave të gjejnë rrugën e marrëveshjes.

Ky projekt në vlerë prej 26 milion euro ishte planifikuar të filloj së ndërtuari në vitin 2018, përmes kredisë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim në vlerë prej 10 milion euro. Ky projekt nuk ishte votuar në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e VV-së dhe nga vet kryetari aktual i Gjilanit.

ARKATANA

Komuna e Prizrenit e ka harruar këtë projekt, sepse e ka nisur dhe përfunduar me sukses në vitin 2021 impiantin për trajtimin e ujërave.

Secilin projekt kapital për qytetarët e Gjilanit, ky kryetar komune bashkë me deputetë dhe asambleistët e VV-së, e kanë bllokuar dhe po e fundosin qytetin tonë në çdo aspekt.

Të vetmen punë që e kanë bërë në këto tri vite të qeverisjes komunale, është punësimi i familjarëve dhe përfitimet e mëdha nga subvencionet dhe grantet për bizneset e tyre familjare./rajonipress/

https://www.facebook.com/1618773905/videos/530922499427598

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.