RCCOLA

Hyseni: Projekti ambicioz i rrugës “Adem Jashari”, po merr formë dhe po shndërrohet në një hapësirë moderne

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Po vazhdojnë punimet në fazën e dytë për ndërtimin e rrugës “Adem Jashari” në Gjilan. Punimet janë duke vazhduar nga Xhamia e Medresesë deri te Xhamia e Madhe me një gjatësi rreth 400 metra, pas përfundimit të fazës së parë nga Universiteti i Gjilanit deri te Xhamia e Medresesë me gjatësi prej 400 metrash.

Për të parë nga afër ecurinë e punimeve, ka dalë kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni.
Ai tha se janë në ditën e tetë të punimeve në rrugën “Adem Jashari” dhe punët po kryhen me ritëm të shpejtë.

KKVITI

I pari i Gjilanit, tregoi se pjesa e dytë e këtij projekti ambicioz po merr formë dhe po shndërrohet në një hapësirë moderne që do t’i japë qytetit tonë një pamje të re.

“Ne e dimë sa e rëndësishme është që ky projekt të finalizohet me kohë për të gjithë qytetarët dhe bizneset, që të kenë një infrastrukturë që i përgjigjet nevojave të tyre”, tha Alban Hyseni./rajonipress/