ARKATANA

PDK: Çfarë “Hajvanash” do të thoshin për veprimet e veta kryeministri Kurti dhe kryetari i Gjilanit, sikur të ishin në opozitë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Për katër vite nuk kanë arritur t’a përfundojnë dhe funksionalizojnë një çerdhe të ndërtuar në lagjen e Arbërisë, projekt i nisur nga qeverisja e kaluar komunale në Gjilan, ndërsa sot po e përurojnë gurëthemelin e një çerdhe të re në “Livadhet e Arapit”. Komuna e Gjilanit ka punësuar para fushatës zgjedhore mbi 15 punëtor për çerdhet që ende nuk janë funksionale, ndërsa jepen mijëra euro në muaj për pagat e tyre pa ofruar fare shërbime çerdhet në lagjen e Arbërisë dhe në fshatin Miresh thuhet në reagimin e PDK-së.

Reagimi i plotë:

Mungesa e rezultateve konkrete, punësimet para fushatës zgjedhore dhe shpenzimi i parasë publike pa ofruar shërbime për fëmijët, janë dëshmi për veprime të papërgjegjshme, keqpërdorime të pushtetit, humbje financiare dhe me të gjitha këto po tentohet të mbulohen mega dështimet me simbolika boshe politike.

FIDANISHTJA

Janë dorëzuar për të gjitha projektet madhore për Gjilanin, autostrada, stadiumi, impianti, kampusi universitar, zona ekonomike, qarkorja qytetit, palestra sportive, e si rezultat po krekosen me gurëthemele të projekteve që me këto shuma të investimeve më shumë bëjnë sektori privat se sa krejt qeveria e Kosovës në komunën e Gjilanit.

Po të përdorej fjalori i Albin Kurtit, sot do të duhej të cilësoheshin si veprime “hajvanash” aktet politike të kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të komunës së Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.