Pusetat e hapura, po shkaktojnë pasiguri dhe janë shqetësuese për qytetarët e Vitisë

Viti – EVSB, thotë se shqetësimi i banorëve të kësaj rruge është me të drejtë dhe i arsyeshëm! Kjo foto i është përcjellur EVSB-së, në faqen e saj zyrtare me datën 26.02.2025, dërguar nga banorët e këtij vendbanimi. Puseta e hapur gjendet më saktësisht në rrugën “Mustaf Koka”, në Viti.
Pusetat e tilla të hapura, paraqesin pa siguri për banorët e kësaj pjese, dhe pa dyshim rrezikojnë edhe kalimtarët e rastit, por veçmas frika më e madhe është nga fëmijët të cilët frekuentojnë këtë rrugë, dhe të cilët shumë lehtë mundë të pësojnë!
EVSB, fton drejtorin përkatëse që të dalin në vendngjarje dhe pusetën ta sigurojnë, me qëllim që të evitohet ky rrezik, dhe mos të jetë ndonjë nga banorët viktima e radhës.
EVSB, falënderon qytetarët Vitias, për identifikimin e këtyre dukurive, dhe bashkëpunimin e tyre me EVSB-në thuhet në reagimin e koordinatorit të EVSB-ë, për Komunën e Vitisë, Imri Emërllahu./rajonipress/