ARKATANA

Pas rehatimit të kunatave, balldëskave e baxhanakëve, Hysenit të VV-së i paska ra ndërmend që duhet të merret me buxhetin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – I pari i ekzekutivit në Gjilan tash e tri vite ka shpërfaqur politikë përçarëse në stilin e mizevirit, fillimisht në partinë e tij e më pas tek ish-partneri i koalicionit. Pasi dështoi në mënyrë spektakolare në çdo aspekt, sepse prioriteti i parë dhe i vetëm ishte rehatimi i kunatave, balldëskave e baxhanakëve, tash pas tri viteve Hysenit të VV-së i paska ra ndërmend që duhet të merret me buxhetin, duke u viktimizuar e me tentim të mjerë për t’ia hedhur fajin opozitës thuhet në reagimn e LDK-së në Gjilan.

Reagimi i plotë:

Qytetarëve të Gjilanit ua rikujtojmë se si pasojë e keqqeverisjes e avarive të mëdha në buxhet, Gjilani është penalizuar tash e tri vite në grantin e performancës, duke mos e fituar as edhe një projekt të vetëm.

FITORJA

Për dy vite radhazi, Hyseni i VV-së me bedelet e nivelit qendror, Gjilanin e stërkeqën në atë shkallë se auditori gjeneral i dha opinion me një buxhet të kualifikuar me 19 probleme e avari të jashtëzakonshme buxhetore, me projekte të reviduara njëanshëm e kundërligjshëm, ndërsa më 1 tetor kjo administratë fillon me tri projektet, që deri para tri viteve u referoheshin si ‘Projektet e Lutës”.

Lidhja Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të jetë kritike ndaj avarive të këtij pushtetit dhe nuk do të kemi asnjë kompromis ndaj avarive të papara të kësaj administrate, që Gjilanin e bëri me imazh për toke./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.