UBT

Pa titull

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Dy poezi nga Bilall Haliti

Botë me grim
botë pa grim
herë dritë
herë terr
herë nënë
herë njerkë
me maskë
pa maskë
jetë mondane
varfëri
dashuri
urrejtje
bukuri
shëmti
sinqeritet
demagogji
dituri
pa dituri
me hile
pa hile
herë luftë
herë paqe
herë djall
herë melaqe
botë, moj
me shumë faqe
nga skaji
në skaj
nga Poli
në Pol
koka para
e portofol !

TI S’ DIJE PËR URREJTJE

-Vogëlushit afrikan, viktimë e urisë
Ishe i vogël, t`i s’ dije për urrejtje
buzëqeshja të ngeli ngrirë
shikimi yt heret treti në largësi
dora të mbeti prore e shtrirë .

Hidromorava

Por kjo pritje jotja ishte e pakufi
një nënë mumie u bë nga hidhërimi
ah botë, botë me djallëzi
cili do të ishte për ty arsyetimi ?!

Ndonjë zonjë në Paris a Londër
me qenin përdore ecën parkut të qytetit
një jetë njeriu matet me lodër
eshtrat e njomë të fëmijës – kujtim Planetit !

Ishe i vogël. t`i s’ dije për urrejtje
buzëqeshja të ngeli ngrirë
shikimi yt heret treti në largësi
dora të mbeti prore e shrirë !

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.