Organizatat që merren me familjarët e personave me aftësi të kufizuara rrezikohen të mbyllen

Gjilan – Përmes kësaj komunikate e njoftojmë Opinionin Publik, Mediat dhe Familjarët e Personave me Aftësi te Kufizuara, se gjendja në organizatat të cilat ofrojnë shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara është e rrezikuar që të mbyllet thuhet në njoftimin e Handikos.
Reagimi i plotë:
Institucionet tona lokale në Gjilan janë të njoftuara për këtë situatë që nga janar i vitit 2024. Ne si organizata në muajin janar kemi marr pjesë në Seancën e Kuvendit Komunal të Gjilanit, në seancë na u ka dhënë mundësia që të bëjmë një prezantim të gjendjes aktuale të Organizatave para Këshilltarëve Komunal. Kuvendi Komunal në Gjilan ka dal me një rekomandim që Organizatat të bëjnë një plan emergjent 6-mujor për ofrimin e shërbimeve.
Në seancën e datës 14 mars të vitit 2024 është miratuar plani 6-mujor i dy organizatave në shumë prej 28.700 euro për “Handikos” në Gjilan si dhe për Shoqatën e të Verbërve në vlerë prej 19.996,08 euro e në total është shuma prej 48.696.08 euro.
Në muajin prill zyrtarisht kemi marr vendimet nga zyra ligjore e Kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Gjilanit. Pas marrjes së vendimeve kemi marr hapa konkret në takim me Drejtoreshën e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale zj. Dorentina Hasani.
Drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka deklaruar në mbështetje të OJQ-ve po nuk ka mjete financiare. Pas këtij takimi kemi kërkuar një takim me Kryetarin e Komunës së Gjilanit, për ta diskutuar rreth situatës së krijuar, megjithatë Kryetari i Komunës nuk ju ka përgjigjur kërkesës tonë për takim.
Përveç vendimeve që nuk i ka mbështet Kryetari i Komunës, ne kemi bërë presion edhe në forma të tjera. Presioni i parë na ka ardhe nga Kryetari për ridestinimin e fshatit të lumtur për t`ju dhënë Bashkësisë Islame në shfrytëzim.
Presioni i dytë ndërtimi i një objekti 4 (katër) katesh për komunitetin e romëve në oborrin e Shoqatave që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara.
Krahas kësaj subjektet politike në fushatën zgjedhore kanë nënshkruar një deklaratë të zotimit për mbështetje të organizatave që ofrojnë shërbime për personat me aftësi të kufizuara e ku nënshkrues e kësaj deklarate të zotimit është edhe Kryetari i Komunës së Gjilanit z. Alban Hyseni./rajonipress/