Deputetja Bunjaku: LDK do të ndryshojë qasjen e investimeve kapitale në Gjilan, që nga 9 shkurti 2025
Gjilan – Për 4 vite mandat të qeverisë Kurti 2 kam kërkuar vazhdimisht që projektet për Gjilan të kryhen. Kam kërkuar datë dhe asnjëherë nuk morëm përgjigje ka thënë deputetja Valentina Bunjaku Rexhepi.
Postimi i plotë:
As për stadiumin e qytetit, as për autostradë, as për impiantin e ujërave të zeza… madje as për urën e Badovcit 40 metra të gjatë!
Kjo qeveri ka marr vota me bollëk nga Anamorava por u ka kthyer shpindën e bile i ka shkelur me dy këmbët!
LDK do të ndryshojë qasjen e investimeve kapitale në Gjilan, që nga 9 shkurti 2025./rajonipress/