Odisejada e “Grupit të Gjilanit”

Përkundër premtimeve të autoriteteve të drejtësisë serbe pas seancës së radhës në muajin maj , se vendimi për të rinjtë nga Presheva si pjesëtarë të “Grupit të Gjilanit” do të merret në muajin qershor, kjo nuk ndodhi. Odisejada gjyqësore kundër 17 djemve Shqiptarë të Luginës së Preshevës, të akuzuar, përkatësisht të dënuar “për krime lufte ndaj Serbëve, Romëve dhe Shqiptar” pas edhe katër viteve e gjysmë akoma do të vazhdojë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.
Orhan Rexhepi (KLSH) ka ndjekur seancat që nga fillimi kundër “Grupit të Gjilanit” në Beograd ka shpjeguar se pas pjesës së seancës së hapur të datave 13 dhe 14 Maj 2013, në vazhdimin pjesës së mbyllur të kësaj seance, trupi gjykues i Gjykatës së Apelit në Beograd, ka marr vendim të hapë shqyrtimin para Gjykatës së Shkallës së Dytë në bazë të pjesës dënuese të Aktgjykimit të dytë.
Kjo Gjykatë, sipas Rexhepit paralajmëron se në këtë shqyrtim do të merret vendim për vërtetësinë e shkeljeve esenciale gjatë procedurës penale dhe se, siç thuhet do të përcaktojë drejt gjendjen faktike.
Si pasojë do të nxirren provat e përcaktuara siç janë:
– Shqyrtimi i dëshmitarit të mbrojtur BOZHURI 50
– Shqyrtimi i dëshmitares së dëmtuar C1
– Shqyrtimi i dëshmitares së dëmtuar C2
– Shqyrtimi i dëshmitarit Sllavisha Filiq
Gjykata ka caktuar datat16 dhe 17 Shtator 2013 për mbajtjen e Seancës Kryesore.