Uji Dea

Islami: 50 për qind e qytetarëve në Luginë, mendojnë se burim i urrejtjes dhe konflikteve është Serbia dhe Rusia

/ 2 minuta lexim
17shkurt

Koordinatori i Qendrës për Demokraci dhe Arsim, Agon Islami ka thënë se afër 50 për qind e qytetarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc mendojnë se burim i urrejtjes i konflikteve është qeveria e Serbisë dhe Rusia, raporton Ekonomia Online.

Në konferencën për media “Serb/Alb media mirror”, organizuar nga OJQ “ACDC” dhe “BIRODI”, ai tha se të kundërtën e thonë qytetarët serb për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Ka shumë ndasi të cilat i ndajnë dy popujt në mes shqiptarët e Luginës dhe veriut të Kosovës”, tha Islami.

Ai ka paraqitur disa nga problemet me të cilat ballafaqohen qytetarat shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe sipas tij asnjë media nuk informon për to.

Hidromorava

“Ne ballafaqohemi me pasivizimin e adresave që është një problem jetik për neve dhe që askush nuk merret me të. Kemi pasur tri protestat e fundit ku kemi ftuar dhe qeverinë e Serbisë dhe bashkësinë ndërkombëtare që ta ndal atë proces meqenëse ka qëllime që të ndryshoj demografinë në ato komuna, megjithatë një proces i tillë po vazhdon. 17 gjeneratave nuk iu pranohen diplomat e Kosovës. Njëri ndër ta që ka diplomuar në Kosovë jam dhe unë”, tha ai duke përmendur dhe mos integrimin e shqiptarëve në institucione’, theksoi ai.

Ndërsa, gazetari serb Branislav Krstic të gjithë jemi viktima të paragjykimeve.

“Ai kryeministri në Prishtinë është edhe kryeministër i Branislavit edhe i fëmijëve të mij. Ne kemi pasur premtime nga kryeministri jonë për dialogun e brendshëm me komunitetin serb dhe për katër vite të mandatit të z. Kurti nuk ndodhi. E kemi desht apo se kemi deshtë atë dialog…deri diku ne jemi viktimat, nuk jam duke ofenduar qeverinë, por obligimi kushtetues imi është me kritiku qeverinë sepse e dua qeverinë më të mirë se jam qytetar i këtij shteti”, tha ai