Nxënësit informohen nga policia rreth dukurive devijante

Gjilan – Të mërkurën njësitet e policisë së Kosovës, “Policia në komunitet”, stacioni Policor i Gjilanit, në kuadër te strategjisë “Policimi ne bashkësi” kanë realizuar një ligjëratë me nxënësit e klasave te shtata të shkollës fillore “Vatra e Diturisë” në fshatin Livoq i Epërm.
Nxënësit janë informuar për punën dhe detyrat e policisë së Kosovës, rreth çështjeve të rëndësishme të Sigurisë për nxënës, vetive devijante dhe dukurive tjera negative që mundë të hasen në mjediset e shkollave.
Drejtoria e kësaj shkolle, mësimdhënës dhe nxënësit e kanë mirëpritur prezantimin para fëmijëve dhe bashkëbisedimin që ka për qellim të ndikoj në ngritjen e sigurisë në përgjithësi dhe mbarëvajtjen në mësime nëpër shkollat tona thuhet në njoftimin e Ismet Hashanit./rajonipress/