HW

Nuhi Ismajli dhe vepra tregimtare e tij “Ëndrra”

/ 7 minuta lexim
HW

Gjilan – Autori i veprës “Ëndrra”, na mungon. Ai ka shkuar tash e shtatë muaj në botën e përjetësisë. Por, ky autor, që na mungon, është i “gjallë”, sepse, pas vete ka lënë disa vepra letrare e studimore. Ky është Nuhi Ismajli, studiues e krijues i zellshëm i artit letrar. Sa ishte gjallë, Nuhi Ismajli, tash i ndjerë, botoi 7 vepra me studime dhe një vepër me tregime. Veprat e tij janë: “Nga vlerat e traditës”(2000), “Kureshtje letrare” (2001), “Aktualizime letrare” (2009), “Vepra e Gjon Buzukut” (2010), “Përsiatje letrare” (2012), “Shqetësimet sociokulturore” (2014) si dhe vepra e fundit e tij me tregime, e cila është botuar ditë më parë me titull “Ëndrra”pas vdekjes së tij.

Kjo vepër me tregime e Nuhi Ismajlit, gjilanas, ngërthen në vete 7 tregime dhe një studimi i veçantë i tij që e ka shkruar për veprën “Një prozë religjioze” që bën fjalë për prozën e gjatë të Mitrush Kutelit “E madhe është gjëma e mëkatit… Tat Tanushi i Bubudimës”. Vepra është një art që ka “shije” e përmbajtje të qëlluar artistike. Këto tregime të kësaj vepra janë “rrëfime” të shkurtra dhe paraqesin aktualitetin tonë.

Gati të gjitha tregimet, N. Ismajli i ka botuar në disa revista e gazeta shqipe këtu në Kosovë dhe shtypin e Tiranës, si në gazetën “Nacional” e ”Dija” etj. Por, ka edhe tregime që janë shpërblyer në Konkursin letrar “Flaka e janarit” në Gjilan. Veprës në fjalë i prinë tregimin i parë me titull “Sahara”. Një tregim që ka formën e shkurtër të “rrëfimit”, ku nga shtjellimi i brendshëm ka “ngjarje” të njohura për publikun e për autorin.

Në këtë tregimi të duket se autori po flet me dikë apo po i rrëfen lexuesit se po ngjan diçka në mesin tonë. Këtu autori paraqet dilemën rreth pagëzimit të fëmijëve me emra. Është fjala për femrën që ka emrin Sahara. Ajo është vajzë e bukur, por fëmijët e quajnë këtë emër si shkretëtirë, vend i thatë, pa vlerë. Por, ajo nuk ishte e tillë si e quajnë jo Saharë, por Lulishte. Ajo është e mençur dhe e bukur. Por, fundi vjen se shokët nuk e përbuzin emrin e femrës Saharë, por i thonë “ ti je Lulishtë!” Pra, emri, sipas autorit nuk të bënë të jetë i dosido, por, me rëndësi të jetë vlera e njeriut.

Pason tregimi i N. Ismajlit “Ëndrra”që titullohet edhe veprën e autorit. Në këtë tregim autori flet për Idriz Seferin, kreshnikun e Karadakut. Ai burgoset 101 vjet në burgun e Nishit. Burgosen edhe shumë luftëtarë të tjerë, por jo 101 si ky. Ky trim i Karadakut kishte parë ëndërr. Ëndrra e tij është se si një ka do të arrijë në ato lartësi të maleve, mu atëherë kreshniku do të lirohet nga burgu. Shokët qeshin për ëndrrën e parë të kreshnikut. Vjen koha dhe Kreshniku e përsërit frazën “Veç ymytin s’e shes kurrë!”.

Kalojnë vitet. Kreshniku dergjet në burg. Arrin koha kur fshatarët, si një, ngriten në kryengritje për t’i hapur dyert e burgut ky gjendet udhëhesi i tyre. Ëndrra e Idriz Seferit bëhet realitet. Dhe, shtonte, xha Idrizi: “Krejt t’i japi, por ymytin nuk ta japi”. Ai lirohet nga burgu dhe fillon luftën kundër okupatorit të kohës.

Këtu tema e tregimit është “krijuar” nga këngët dhe tregimet për Kreshnikun e Karadakut. Është temë që shume autorë e kanë krijuar edhe vepra të ndryshme letrare e artistike. Tregimi është i shkurtër dhe ka një artikulim të thellë poetik artistik.
Tregimi më i kryesor i kësaj vepre është “Shishja”. Një tregim i fuqishëm dhe fort i ngjeshur në mënyrën letrare e artistike. Këtu rrëfehet një ngjarje e ndodhur para luftës së fundit në Kosovë, e cila e shpërfaq “rastin” Gj. Martinoviq në Gjilan. Ky personazh është bërë edhe temë e veprave letrare. Pse jo? Si gjithmonë, pushteti serbe i një kohe, ka bërë skenarë të ndryshëm për ta njollosur popullin liridashës kosovar. Skenarët kanë qenë të përgatitur nga kuzhina shoviniste serbe. Jo vetëm kaq.

FIDANISHTJA

Kjo ngjarje e një kohe jo aq të largët, ka “ndodhur në Arat e Livoçit. Mu te çeshmja e Livoçi, si shton autori. Serbi, Gj. Martinoviq e fut shishen e birrës në b… për ta ndjerë kënaqësinë e vet. Por, nga kjo, ai shkakton gjakderdhje. Ky lajm përhapet se “ … e kanë kapur me forcë (Gj. Martinoviq) dhe e kanë zhveshur dhe ia kanë futur shishen, me nder me thënë, në zorrën e trashë” f.31). Ky personazh bëhet “martir” i kësaj kohe. Madje edhe i shenjtë, sipas kundërshtarëve të regjimit shovinist serb.

Meqenëse gjendja e Gj. M. bëhet serioze, kërkohet ndihmë. Ai shkon në spital dhe fillojnë t’i akuzojnë shqiptarët se janë kriminela. Bëhen shpifje më të ndryshme ndaj shqiptarëve. Merren masa, organizohen mbledhje ku ndëshkohet masa e popullit tonë nga vetëkënaqësia e serbit të dehur. Por, e vërteta, më në fund, del në shesh se ai qe njeriu që e deshi një veprim të tillë për ta akuzuar krejt masën tonë shqiptare. Por, e vërteta vonon, por ajo një ditë del në shesh. Është ky një tregim që e ka “rrëfyer” autori në mënyrë artistike ngjarjen e ndodhur, e cila e ka shokuar botën njerëzore.

Edhe tregimet të tjera të këtij autori, siç janë:”Rrëfimi në dy kohë”, “Shkova në pyll “Tregimi i njeriut që qeshtje”, “Fajtori”, janë tregime mjaft tërheqëse dhe nxitin tek lexuesit kureshtjen për t’i lexuar e shijuar ato. Edhe në këto tregime ka ngjarje, ka reflektime të jetës së përditshme, të cilat ngjarje autori i ka rrëfyer me intuitën e tij prej krijuesi e studiuesi. Stili i autorit është i rangut të disa autorëve krijues. Fjalia e tij është e shkurtër dhe dialoguese.

Pra, krejt këtë “yrrnek” për vek e ka bërë arti i autorit i vënë në shërbim të veprës. Sidomos, tri tregimet që i vumë në pah janë kulmore dhe qëndrojnë lart në përmbajtjen e paraqitjes së syzheut të këtyre tregimeve. Mandej, në tregime të N. Ismajlit, ka fuqi arti, ku njeriu (shkrimtari) e shijon të bukurën apo të shëmtuarën në këndin e vet. Edhe filozofi i madh grek, Platoni, duke folur për artin, ka shtuar se, arti është “imitim i realitetit apo natyrës”.

Edhe tregimet e N. Ismajlit janë forma artistike “imituese” të ngjarjeve të ngjara në mes nesh e afër nesh. Ato krijuesi i ka bërë me anë të qëndisjes së fjalëve, që nuk janë gjë tjetër, pos natyrë e shkrimit rrëfyes. Me artin e shkrimit, autorët i japin “fuqi” të madhërishmes. Kjo është e vërtetë. Nuk ka “send” që nuk emitohet apo nuk përshkruhet. Kjo përkon me mendimin se, çdo gjë që është në natyrë, gjendet edhe në shpirtin e artistit (njeriut).

Andaj, tregimet në fjalë nuk janë të rëndomta apo të një natyre “tjetër” të leximit e interpretimit të tyre, por janë tregime mjaft artistike e aktuale që e shpërfaqin realitetin e sotëm shqiptar. Autori, N. Ismajli, duke njohur ambientin dhe rrethin e qytetarit tonë, ai me artin e bukur, këto “rrëfime” artistike në prozë i ka trajtuar dhe i ka shpërfaqur si dukuri të një kohe të përjetuar. Kjo është “bukuri” e artit, e cila është e stolisur me “rrëfime” të bukura, të cilat janë joshëse për të gjithë lexuesit tanë. Vepra në fjalë ka 91 faqe tekst./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.