HW

Delegacioni i UBT-së zhvilloi vizitë zyrtare në Universitetin e Dubrovnikut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, së bashku me Dekanin e Fakultetit të Juridikut Prof. Dr. Ahmet Maloku dhe prof. asst. Sokol Loci nga Zyra Ndërkombëtare, zhvilluan një vizitë zyrtare në Universitetin e Dubrovnikut, ku u pritën nga Rektori Prof. Dr. Nebojsa Stojičić dhe menaxhmenti i këtij institucioni.

Gjatë takimeve u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, shkëmbimin e përvojave në menaxhimin akademik, zhvillimin e programeve të përbashkëta të studimit dhe projekteve kërkimore.

Palët trajtuan gjithashtu mundësitë e bashkëpunimit në fusha si Smart City, Blue Economy, Digital Media Observatory, si dhe në zhvillimin e programeve Double Degree për studentët e të dy universiteteve.

KKVITI

Vizita shërbeu gjithashtu për të identifikuar fusha konkrete bashkëpunimi në kërkimin shkencor dhe inovacionin, duke theksuar rëndësinë e projekteve të përbashkëta dhe të iniciativave akademike që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe transformimin digjital.

Në përfundim të vizitës, palët ranë dakord për thellimin e bashkëpunimit akademik dhe organizimin e një konference ndërkombëtare të përbashkët, e cila do të trajtojë tema që lidhen me inovacionin, transformimin digjital dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.