Fundamenti

Nga toka komunale te nxënësit dhe Kuzhina Popullore: Rahimaj promovon një nismë me vlerë sociale në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Sipërfaqet komunale në Kamenicë po shfrytëzohen për një nismë që ndërthur edukimin, punën praktike dhe solidaritetin social, ndërsa nxënësit janë angazhuar në vjeljen e frutave të sezonit.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka ndarë pamje nga vizita në terren, ku ka vlerësuar angazhimin e nxënësve në kujdesin dhe vjeljen e frutave në tokat komunale. Sipas tij, kjo është një nga aktivitetet që dëshmojnë se hapësirat publike mund të shfrytëzohen në mënyrë produktive dhe me përfitim të drejtpërdrejtë për komunitetin.

Përmes kësaj nisme, nxënësit po marrin përvojë praktike dhe po njihen nga afër me rëndësinë e punës, kujdesit ndaj tokës dhe prodhimit bujqësor, duke kontribuar njëkohësisht në një aktivitet me karakter social.

Hidromorava

Frutat e grumbulluara do të dërgohen në Kuzhinën Popullore, ku do të përdoren për përgatitjen e lëngjeve të freskëta dhe të shëndetshme. Kështu, prodhimi nga hapësirat komunale shndërrohet në një kontribut konkret për mirëqenien e qytetarëve.

Rahimaj e ka cilësuar këtë nismë si dëshmi se tokat dhe hapësirat komunale mund të kthehen në mundësi për edukim, prodhim dhe solidaritet, duke krijuar një model ku përfitimi nga pasuritë publike i rikthehet drejtpërdrejt komunitetit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.