ARKATANA

Një vepër publicistike që flet për diskriminimin e shqiptarëve

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Autori i 10-të veprave publicistike e dokumentare, Osman Behluli, nga Gjilanit, i ardhur nga fshati Ilincë, komuna e Preshevës, ditë më parë botoi veprën e radhës publicistike e dokumentare me titull “Diskriminimi i shqiptarëve” (2017). Është kjo një vepër publicistike, e cila ngërthen në vete ngjarje, të dhëna, “rrëfime” ngjarjesh, forma të ndryshme të diskriminimit të shqiptarëve nga format më perfide të diskriminimit që janë zbatuar në mënyrë publike e të hapur para popullatës në fjalë. Me fjalë të tjera, ngjarjet për të cilat bënë fjalë autori i veprës në fjalë, janë kryesisht ngjarje të pas luftës së fundit (1999).

Vepra e O. Behlulit të përkujton ndonjë vepër ditar kohe e jete, sepse, autori, duke i dëgjuar këto “rrethana” apo forma të diskriminimit ndaj popullatës shqiptare, sikur e ka ndjerë të nevojshme faktin që të lë gjurmë me anë të këtij dokumentari shkrimor. Në anën tjetër, vepra e këtij autori është një aktivitet i radhës së autorit, i cili, si shumë të tjerë autorë, është nxitur të shkruajë e të lë një dokument të tillë, i cili, edhe në kjo formë të shkrimit, e ka rëndësinë e vetë si një plotësim i zhvillimeve të kësaj kohe.

Në përmbajtjen e kësaj vepre janë ndarë temat për të cilat ka shtuar autori, si janë: Kur ligji zbatohet sipas dëshirës; Kërkesë drejtuar deputetëve të Parlamentit të Kosovës; Sa është e besueshme Lotaria e Kosovës; Kur profesionistin e zgjedhë amatori; Mosveprimi efikas i njerëzve të sistemit të drejtësisë; Pse u hoq mbrojtja popullore nga plan-programet arsimore; Si është mbrojtja e ambientit në Kosovë; Turpi i gjykatës – Zejnepe Berisha; Gjarpëri të kafshon kur e shkel në bisht; Si sillen mjekët dhe qeveria ndaj pacientëve të Kosovës; Diskriminimi i shqiptarëve edhe në udhëtim; Formimi i qeverisë në Shkup nga partija LSDM dhe partitë shqiptare; Nacionalizmi maqedonas në shikim të parë; Kisha e Sllobodanit në korpusin e Universitetit; Rrënimi i fabrikës së bukës, miellit dhe duhanit në Gjilan; ISIS në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare; Sulm ushtarak dhe policor në Preshevë; Për lule 40 mijë euro; Dhjetë deputetë serbë sa 100 deputetë shqiptarë; Robërimi i shekullor i Peshterit; Mos harroni; Krimi që nuk u dëshkua; Edhe pas 18 vitesh pjesëtarët e UÇK-së pa status të rregulluar; Politikanët afrikanë ma të mirë se ata kosovarë; I tërë pushteti në duar të UNMIK-ut; Diskriminimi i punëtorëve të arsimit; Asociacioni i komunave me shumicë serbe; Flamuri dhe himni i Kosovës; Timori Lindor dhe Kosova; Demarkacioni me Malin e Zi; “Demokracia” e evropiane diskriminim për shqiptarët e Kosovës; Vrasjet me paramendim – dhe tema e fundit e kësaj vepre publicistike është Kontributi i kryetarëve në diskriminimin e shqiptarëve.

Në parathënien e veprës, autori shton se, është i brengosur “për pakujdesinë që po tregojnë politikanët shqiptarë ndaj popullatës shqiptare që jetojnë në vendet malore”, siç shton më tutje, këta politikaj “nuk po tregojnë kurrfarë interesimi e përkujdesje për këta shqiptarë”(f.7). Mandej, më tutje, autori i këtyre radhëve parathënies së veprës shton se, si”shembull i merr manipulimet me paratë e taksapaguesve, të cilat, sipas tij, – plaçkiten nga qeveritarët lokalë” (f.7).

Eco Higjiena

Autori i parathënies së veprës flet mandej për organet e drejtësisë, të cilët kanë pozita dhe janë të caktuar nga njerëz joprofesionalistë, mandej, autori shton se, “vëmendje të veçantë i kushton politikës shqifëse sllave, e veçmas asaj serbe”. Në vepër, autori flet për rastin e Çamërisë, ku është bërë pastrim etnik, duke i dëbuar shqiptarët në të katër e botës. Në vepër autori flet edhe për “gjendjen” e shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit, Toplicës, sanxhaku i Novi Pazari, Peshteri etj. Na flet për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, për shqiptarët në Kosovën Lindore, ku shton se, “mjafton të ceken vetëm maltretimet që ua bën shqiptarëve në pikën e kalimit kufitar, ku shqiptarët janë të shtrënguar të presin 5-6 orë” për ta kaluar kufirin me Serbinë.

Po ashtu, autori i parathënies së veprës thotë se, “Hiç fjalë më të mira autori nuk përdor edhe për Enver Hoxhën, si diktator më i egër në Evropë dhe në botë”(f.10). Por, fjalë të mira ka autori kur flet për Ramiz Alinë, Sali Berishën, Ismaj Qemajlin, Ibrahim Rugovën e Arbër Xhaferin” (f.10).

Dhe, në fund, autori shton se, “për këtë gjendje që janë shqiptarët në radhë të parë i fajëson armiqtë e shqiptarëve si janë sllavët dhe grekët, por fajin më të madh ua hedh prijësve shqiptarë, të cilët, sipas tij, nuk kanë treguar asnjë pikë interesimi për zgjidhjen e çështjes kombëtare shqiptare”(f.10). Vepra në fjalë e O. Behlulit ka 251 faqe tekst./tefik selimi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.