Maloku: Abdixhiku e dinte që nga fillimi se “grupi i rebeluar” do të ishte kundër çdo marrëveshjeje me VV-në
Profesori Fadil Maloku ka thënë se kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka ditur që në fillim se brenda partisë kishte kundërshtime ndaj çdo marrëveshjeje me Lëvizjen Vetëvendosje.
Duke folur në emisionin “FIVE” Maloku tha se për këtë kishte pasur paralajmërime të hershme dhe se një pjesë e deputetëve të LDK-së do të ishin kundër një marrëveshjeje me VV-në.
Ai foli edhe për Aleancën, duke pyetur se çfarë e pengon atë që të përfshihet në zgjidhjen e krizës institucionale, nëse, sipas tij, kjo bëhet për interes të shtetit.
“Çka e pengon Aleancën me u fut? Nëse është për interes të shtetit, atëherë pse nuk i jep votat? Jo, i kam gjashtë pika. Kështu po e pamundëson një zgjidhje që është në interes të shtetit”, tha Maloku.
Maloku u shpreh gjithashtu se, përveç VV-së, asnjë subjekt tjetër politik nuk e ka një lider që ai e cilësoi si karizmatik./Tv Dukagjini


