UBT

Një vëllim me vlera të mëdha artistike e me lloje të pasura të tekstit poetik

/ 16 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Remzije Zekolli – (Prend Buzhala “Psherëtima Pergamene”. Zgjedhjen dhe parathënien: Anton Nikë Berisha. Botoi “Rozafa” Prishtinë 2017).

Prend Buzhala i ngjason një burimi të pashtershëm në krijimtarinë letrare. Ai para lexuesve solli librin më të ri “Psherëtima pergamene” , vëllim që në përbërjen e tij ngërthen një numër të konsiderueshëm poezish, të sistemuara në nëntë cikle. Ciklet mbajnë tituj domethënës me vlera semantike e figurative. Në fakt, janë poezi të përzgjedhura nga Anton Nikë Berisha, studiues i njihur i letrave shqipe dhe shkrimtar, i cili dekadave të fundit është shquar me përzgjedhje të tilla vlerash antologjike që ua ka bërë krijuesve që kanë lënë gjurmë apo që janë aktivë me vlerat letrare. Në këtë lagje të përzgjedhurish, Anton N. Berisha e ka radhitur edhe Prend Buzhalën. Se ka konsiderata ndaj kësaj krijimtarie, përzgjedhësi Berisha ka bërë dhe një shkrim hyrës, tip parathënieje, do ta quanim një studim të mirëfilltë, me titullin që e lartëson poezinë e Buzhalës: “Poezi e mbrujtur me art të madh”.

1. Struktura e librit në nëntë rrathë ciklikë

Vlerën e këtyre poezive e lartëson jo vetëm mesazhi që përçojnë tek lexuesi por edhe për nga mënyra e procedimit-interpretimit të tij. Psherëtima, pra klithjet në formë thirrmash, lutjesh a përgjërimesh, që i bën individi ynë ndër kohë apo kombi , krijojnë një zë revoltues, shpërthyes, që u ngrit gjatë proceseve të rëndësisë së veçantë në historinë e kombit tonë. Psherëtimat janë të vjetra, sa që janë gdhendur në lëkurën e ndonjë dreri a drenushe për të ruajtur e arkivuar proceset e kohës që kaloi populli shqiptarë.

Cikin e parë “Reshje bukuirie”, e përbëjnë 24 poezi që sugjeron të bukurën, si moto prijëse në art, sugjeron mirin e frymëzimit dhe frymëzimin si kuintesencë arti.

Cikli i dytë “Pagjumësia e pikëllimit” me 26 poezitë e tij, tematzizon folësin lirik në kohë e nëpër kohë, me pafundësitë e reflektimit e të shtrirjes metafizike të qenies, gjithnjë në shoqëri me të bukurën.

Cikli i tretë “Diellësi e heshtjes” që përbëhet nga 14 poezi, janë krijime të hershme, që nga vitet ‘70 të krijuesit Buzhala e që shënjojnë një kohë heshtjeje, të mbrujtur me vlera diellore, drite, shtegtimesh e parandjesi për kohët që do të vijnë, me “legjendën e heshtjes.”

Cikli i katërt “Drithërimë malli” ka 16 poezi të llojit haiku e ku spikaten vlerat e vargut të ngjeshur, të dendurisë së thënies lirike.

Cikli i pestë “Etjet e prushta” me 15 poezi, ka një tjetër frymim e të tjera shtresime lirike, më shumë janë proza poetike që ngërthejnë art të mirëfilltë të thënies lirike.

Cikli i gjashtë “Ringjallje e dritës” me nëntë krijime poetike, në qendër edhe një herë na vjen simbolika e pasur e dritës, dritë që sintetizohet te Nëna Tereze, por edhe te qenia njerëzore, ku gjen hapësirën e pakufishme hiri i dashurisë, dashurisë si thelb i ekzistimit që i jep kuptim jetës. Cikli i shtatë “Pagjumësi muzgu” vjen me 13 poezi, do të thoshim, vjen me trembëdhjetë drama poetike që ngërthejnë një tension të fortë jo vetëm emocional e refleksiv, po edhe me shënjime të forta të vorbullave historike, shoqërore e kombëtare të qenies sonë.

Cikli i tetë “Pëshpëritjet e dremitura” me katër poezitë përfaqësuese, vazhdon po me atë tension dramatik-lirik; janë ato çaste kur njeriu mediton finalen, apo një fillim tjetër pas finales jetësore (poezi që vijnë nga libri “Shtatë seanca pranë apokalipsit”).

Dhe në fund, cikli i nëntë “Gërmime rrënjësh” 19 poezi, përmbyll nëntë rrathët e kësaj psherëtime që lexohet në pergamenën poetike të Buzhalës e që janë krijime nga libri i parë “O amë, o amë”. Sikur fundi rikthehet në fillim! Apo në pafundësi krijimi, leximi, interpretimi…
Kjo është struktura e pasur, në nëntë rrathë poetikë.

Numrin e nëntë cikleve, le ta lexojmë edhe si simbologji më vete. numri nëntë thuhet se është numër i magjisë, i përfundimit, përsosjes, rrumbullakësimit të një procesi, nënta është simbol i mençurisë, udhëheqjes së mirë, është numër atomik, më në fund, është numër i qiellit.
Kështu, edhe emërtimet themelore të cikleve me shënjimet semantike (ciklet emërtohen me një sintagmë lirike prej dy gjymtyrësh), ngërthejnë vlera të dyfishta edhe figurative e simbolike, edhe semantike.

2. Mbi tekstin poetik të këtij vëllimi

UBT

Ja, përpara keni një urnë që mban hirin e dëshirave të zjarrta. Pjesëzën Ja, Buzhala mjeshtërisht e përdor para ndajfoljes përpara, për t’i treguar dikujt se përpara vetes e kanë një urnë. Vallë kujt i drejtohet poeti, i drejtohet personave të tretë, për t’ua bërë me dije se flijimi në enën e urnës është bërë për Liri, për vlerat esenciale njerëzore. E ky është hiri i asaj dëshire të zjarrtë që u vlonte në gji patriotëve e njerëzve që lanë gjurmë në të gjitha kohët. Urna, një enë që e bart hirin e të vdekurit, një ritual i lashtë shenjtërie që edhe të parët tanë e kanë pasur. Ajo rrjetë teksti e pergamene të ka zënë, kur je i humbur në këtë botë Mesazhi i këtij vargu që Buzhala e sjell me një figuracion mitiko poetik, i drejtohet lexuesit se kombi ynë liridashës bëri çmos që të mos shuhet, u shndërrua në hirin e Lirisë. Teksti thuret. Teksti është një rrjetë e pafund thurjesh e strukturimesh. Ti aty mbështillesh, në këtë tekst thurjesh, rrjetash kuptimore, përjetimesh, fatesh ekzistenciale… Rrjeta nën lëkurën e lashtësisë i mban me krenari këto dëshmi historike. E ç’nuk bënë të shndërrohet në një shkronjë Dëshmie në Pergamenë Le të mbetet gjurmët e lashtësisë në secilën kullë të cepit të Ilirisë të shkruar nëpër lëkurat e deleve. Kjo do të htoët se kjo poezi shenjë kryesore të veten ka thurjen e tekstit, teksturën. Trakti është nocion i krijimit letrar. Kësisoj, edhe pergamenën mund ta lexojmë si nocion të tekstit letrar, të djeshëm e të sotëm, të gjithmonshëm. Teskt a pergamenë është gjithçka që shkruhet e lexohet. Por kur ai kthehet në tekst krijimi, të krijim poetik, atëherë arti arrin t’i fshijë kufijtë mes tesktit jashtë artit: atë e asimilon në art. Teksti shndërrohet në kod, në koherencë të kodeve që vënë lidhje me fushëveprimatri të kulturave të ndryshme. Do të thoshim se poezia a teksti poetik i Buzhalës, hyn e del nëpër shumë kultura (mitike, biblike, historike, të literaturës së gjerë, të praktikave të llojllojshme krijuese). I tërë vëllimi lexohet dhe si praktikë e krijimit poststrukturalist, ku teksti ruan integritetin e tij tërësor, ku libri lexohet si një tekst, si një pergamenë poetike. Nuk thuhet më kot se teksti në gjuhësi merr konotacionin e nivelit më të lartë të organizimit të shprehjes gjuhësore. Madje, teksti poetik i Buzhalës është unik, i papërsëritshëm në qenësinë e tij krijuese që ruan vlerat e funksionit komunikues si një tërësi më vete.

Shpesh, te shumë poezi të këtij vëllimi, vërejmë që një varg përbën një fjali më vete. dijet, nga ana gjuhësore, teksti gjithmonë përbëhet nga një ose më shumë fjali. Do të thoshim, secila fjali poetike përbën një tekst më vete. Një abstraksion të pasur lirik, me nivele të larta të thënies poetike. Këto fjali poetike ndërthuren dhe krijojnë tekstin e një poezie, janë fjali që ndërtojnë raporte kohezive, apo kohezionin semantik-poetik, me struktura që transformohen si ligjërim i mëvetësishëm.
Do të thoshim, se strukturimit të tillë të vëllimit, antologjisti Anton N. Berisha i ka dhënë zë tekstit poetik të Buzhalës, e ka risemantizuar e ka rigjallëruar.

3. Denduria e thënies lirike, tensioni dramatik i vargut dhe epizmi i shprehjes

Buzhala na sjell legjendat e pasura të cilat janë një peizazh emblematik pergamenash, shkrim shpesh i bërë me lot gjaku, shkrim shpesh që shënjon mbijetesën tonë legjendare. E, aty vijnë e shkojnë njerëzia, vjen edhe ti, i padukshëm, ta shikosh vetveten. Aty shihet ngjyrë hiri, me skuqullimë të përgjakur, si dëshmi se çka ka ndodhë. Vijnë ta vizitojnë plagën tënde, që nuk mbyllet as në pikturë, si Grua e Murosur Duke kërkuar një copë të atdheut nëpër hartat e kohës , kalatë e shkatërruara e për t’u ndërtuar muri (i esencave njerëzore a gjithçka që ndërton e krijon njeriu), duhet flijime, si ai flijimi i gruas në murin e kalasë. Paturpësia e dyfyrësia e njerëzve është një tjetër mesazh në këtë përmbledhje poetike e më theks të veçantë në poezinë Sa ujq gjejnë strehim nën lëkurën e qengjit. E ruaju pra paraqitu Ti si i marrë, një Njeri i Hiqi, pa snjë vlerë. Nuk e di ku për ty ngritën një mur, një kurth e cila qenka pika e rënies. Cila pusi të ngrihet e kur vjen Koha e Rënies. Kur rënkojnë muri e i sëmuri .Në çdo hap që bëjmë në jetën tonë individuale, por edhe rrugëtimi atdhetar, krijues, universal e njerëzor, syçeltësia për të mos ra pre e njerëzve dyfytyrësh, duhet të na përcjellë në çdo hap. Duhet të kemi kujdes të ruhemi nga njerëzit e ligj ata fshihen nën lëkurën e qengjit pabesisht të godasin pas shpine. Pozita e vështirë e gruas shqiptare në Kosovë sidomos gjatë luftës dhe pas saj , ku një numër i tyre humbi më të dashurit, poeti e paraqet në poezinë “Frymë e butësisë së barit të shkelur”: Arkeologët mbi gropën e gjoksit tënd do t’i hulumtojnë shenjat e historisë. Vrimat e gozhdëve që ruajnë ende gjakun e tharë të Polemit të Kryqëzuar. U dashka ta mësojnë leximin e mistereve me nënkresë bari, mbushur me dritë.

Si komb patëm fatin e hidhur të përjetojmë lufta e pozita e gruas rëndohej e degradohej gjatë brez=tejave me ejtën e me ekzistencën. Të moshuarit thoshin se luftërat bëhen me burra e jo me gra e fëmijë, kurse barbarët i dhunuan, i vranë , u hakmorën me qenen e pa mbrojtur dhe më të pa fajshme që ka krijuar Zoti. Historikisht pushtuesit në Kosovë kanë humbur, sepse lufta e popullit tonë ishte e pastër dhe e drejtë. Poezi me mesazh qëndrese e heroizmi është poezia .Erdhi çasti i ringjalljes. Mandej u zhgjua Muza e Kujtesës, i mati shekujt prej Teutës e deri te Gjergj Kastrioti. Prej Shën Jeronimit deri te Barleti.

Prej Pjetër Bogdanit ed eri te Atë Shtjefni. Lutja më e Shejt, ajo paralitarvarjes: Atu ynë , falna Bukësn e Atdheut tonë sot. Ati ynë, na mëso t’I falim armiqt tanë edhe para shkuarjes në amshim.

Kujtimi për Teutën, Kastriotin, poetët De Rada e Barleti, Bogdani Gjeçovi. E kush nuk u sakrifikua e nuk u vra për atdhe, përshpëtimin e qenies. Shqiptarët vriteshin pse kërkonin dhe e donin lirinë, vriteshin te pragu i shtëpisë, pranë kullës, dhe u shndërruan në lapidarë të rilindjes sonë kombëtare. Pa e lexuar poezinë Përmes haresë së rrufesë së harlisur nuk mund ta zbulosh si lirinë e bën Kanun të jetës. Ashtu si vijnë poetët nga shekulli në shekull dhe kuvendojnë me njëri-tjetrin. Si vijnë të dashurit, si vijnë nga mijëvjeçarët të takohen dhe një herë te një krua sylynjar Dashurisë i kanë kënduar poetët që nga lashtësia e deri tani; ajo është një krua sylynjar nuk shteron kurrë, por pas çdo sfide rilind e kurrë nuk vdes. Mosnjohjen e historisë sonë kombëtare nga disa njerëz, poeti e godet fuqishëm me poezinë e radhës që do e vlerësojmë Agjë tënden përrreth s’e vëren. Nuk e di ku e ke as emrin e tënd testamentet e të parëve i ke shitur…..Futesh në situate tragjike, nuk di kush je, kah vjen e kah shkon. Tjetërsimi merr përmasa tragjike, groteske, shpesh të përbindshme. Kush janë njerëzit që kanë shitë testamentin e të parëve? Testament i lirisë, i gurit të kufirit, ata që s’dinë ku e kanë emrin… Zëri i thellë, po edhe i fuqishëm, i poetit shprehet kundër mercenarëve të tillë, ku paraja për ta është më e shtrenjtë se familja dhe atdheu. Vjen momenti që ata shikohen sy më sy me mëkatin e bërë, sepse pa e tradhëtuar vetën ‘;mund ta tradhtosh askënd. O mik i panjohur, sonte bëje luftën: që djalli t’ia shtriëj dorën engjëllit. E di se ç’do të thotë të qëndrosh mbrenda hekurave për lirinë e tjetrit. Pasthirma O , simbolizon një kërkesë, një lutje, një dëshirë që miku i panjohur të fitojë luftën kundër djallit të vetvetes, brenda qenies së tij. Mesazhi i vargut sa është i thellë, dramatik e i fuqishëm, njëkohësisht është edhe enigmatik. Pak lexues mund ta perceptojnë se kush është tjetri bashkëbisedues, miku i panjohur që merret si një personazh preferencial për të përcjellë mesazhe. Për lirinë të burgosurit politikë qëndronin prapa grilave, një flijim për njeriun dhe atdheun; ata bëheshin hi për ta gjetur shtegun e lumturisë.

Një cikël i veçantë në këtë përmbledhje me poezi është ai me titullin Drithërimë mallie që janë haiku. Lexohen më lehtë dhe kuptohen nga lexuesi përderisa tradicionalisht Haiku nuk ka titull, poeti Buzhala me mjeshtri të rrallë në secilin titull të këtij cikli e përdorë fjalën Haiku, ku ndjenja dhe kompozicioni për të lumturën përfshinë natyrën, tek poezia Haiku për shikimin e parashikuar: kur vjen pranvera/vjen me qeshje enigma/si grua e lumtur Pranvera sjell pamje mbresëlënëse peizazh mahnitës sikur të një gruaje të lumtur. I humbe gjurmët/kur ia ke mbylle derën/njeritu të mirë. Poeti ka mesazh të fuqishëm: derën s’duhet mbyllur njeriut të mirë. Vallë kush është ai në këto vargje të shkurta plot enigma. Poezia Haiku për gjëmin e mallit shpërfaq mallin për atdheun. Loti kot nuk bie/për vuajtjen e madhërishme/lartësim dashurie.

Përmes këtyre vargjeve-mesazh: populli lotin kurrë s’e derdh kot. Malli ka atdhe/zemrën tëndë të lirë/fole e jetës. Liria është zemra e secilit prej nesh. Me këtë kompozim mjeshtëror poetik rrëfehet malli dhe dashuria për lirinë. Haiku në fillim të titullit të poezisë, vargu me varg, janë në një ligjëratë të zhdrejtë, por të përbashkëtën e tyre e kanë imagjinatën krijuese. Dihet sde një haiku ka shtatëmbëdhjetë rrokje: vargu i parë pesë rrokje, i dyti shtatë e i treti pesë. Këtë kërkesë teknike Buzhala e përfill me përpikëri, sado që i lë hapur rrokjet në fund të vargjeve. Po ashtu, tematika e një haiku është misteri i natyrës, i peizazhit, i njeriut që lëviz me mbresën e tij në përjetimin e këtij peizazhi. Këso mbresash mistike, ligjërimesh metafizike-lirike, me denduri refleksive, hasim nga poezia në poezi.

Poezia Haiku në pragun e Hyjit: .Dhe ti kur këndon/pi nga lumi I Heshtjes/ngjitesh kah Maja ka lëndë të pasur refleksive e pasuri mesazhesh, dhe këtë e gjejmë edhe te poezia Gjithçka mbeti pa emër: Duke u përkujdesur për njerëzit e mirë ajo e harroi vetën…duke u përkujdesur për njeriun e mirë ajo e gjente vetveten . Kjo poezi shquhet për dendurinë e thënies lirike, për tematizimet e tensionit dramatik dhe për epizmin e shprehjes që e sugjeron vargu i gjatë dhe i rrumbullakësuar.

4. Për fund

Tek poezia e Buzhalës hasim edhe vështirësitë dhe ballafaqimet me valët e jetës. Ky varg na sjell para dilemës, kush ishin njerëzit e mirë para të cilëve ajo e harronte veten, kush ishte njeriu i mirë që e bën ta kujtonte vetveten.

Ky vëllim la larushi e pasuri zhanresh e llojesh poetike: brenda tekstit poetik përfshihen: poezi, tërësi poetike (të tipit poemë), proza poetike, haiku, madje dhe proza të tipit polemik. Përfshihen poezi me vargje të shkurta dhe me mbizotërim të vargut të gjatë. Semantikisht, vargu i gjatë sugjeron këndimin serioz, solemn, gati me nota epike, homerike. Brenda një teksti lirik lexojmë sintetizime epike dhe nota të buta lirike, kurse brenda një lirizmi të mirëfilltë, përjetojmë tensione dramatike që ngërthen motivi a pasuria e paguan e motiveve.
Ky vëllim përfaqësues, përbën njërin ndër librat më të mirë poetikë që janë botuar kohëve të fundit në poezinë e sotme shqipe.