Dy persona arrestohen në Novobërdë, u kapën me 3.76 gramë marihuanë
Novobërdë – Dy persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar mbrëmjen e së premtes në Novobërdë, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.
Sipas të dhënave të policisë, rasti është evidentuar rreth orës 21:30, kur gjatë kontrollit të automjetit me të cilin udhëtonin dy të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar substancë narkotike e llojit marihuanë, me peshë totale prej 3.76 gramësh.
Të dyshuarit janë shoqëruar dhe janë intervistuar në lidhje me rastin.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”./rajonipress/


