UBT

Ngjarje nga ndikimi i besimit në jetën e njeriut

/ 8 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Shaban Murati – Besimi i vërtetë është ai i cili ngulitet thellë në zemrën e besimtarit dhe pastaj reflekton në veprat e tij. Nuk ka kuptim imani i cili mbetet fjalë dhe nuk lëviz jetën e besimtarit kah nënshtrimi ndaj Krijuesit. Nuk ka kuptim një besim i cili nuk pushton zemrën e njeriut dhe pastaj ta dirigjoj atë zemër besimi në Allahun. Nuk ka kuptim një besim i cili nuk dirigjon gjuhën e besimtarit. Nuk ka kuptim një besim i cili nuk dirigjon gjymtyrët e besimtarit. Nuk ka kuptim të plotë nëse besimi nuk bëhet sikur gjaku i cili lëviz në trupin tonë. Nuk ka kuptim të plotë nëse nuk e ndiejmë nevojën për iman ashtu sikur e ndiejmë nevojën për frymëmarrje.

Nëse shikojmë jetën e besimtarëve të më hershëm por edhe të atyre që jetojnë me ne do të shohim se imani është ai i cili ka ndryshuar jetën e tyre. Imani është ai i cili ndryshoi jetën e shokëve të Pejgamberit alejhi selam. Imani është ai i cili ndryshoi jetën e magjistarëve të Faraonit.

Allahu ka sjell shembujt më të mirë në Kuran për të na treguar se si besimi në Allahun e ndryshon jetën e njeriut, sa që është në gjendje që të flijoj edhe vetën e tij, e vetëm të mos e humb imanin besimin në Allahun.

Një shembull të tillë Allahu sjell me magjistarët e Faraonit. Faraoni për ta sunduar popullin e tij ndihmohej edhe nga magjistarët dhe ata kishin një pozitë shumë të lartë te Faraoni. Sikur që ndodh edhe sot, ku shumë nga sundimtarët e botës sot ndihmohen me magjistar dhe nuk veprojnë diçka përveç se me sugjerimin e tyre. Gadafi, ish diktatori i Libisë kishte mbledhur magjistarët më të mëdhenj të Afrikës që ti dalin në ndihmë për ta përmbyt revolucionin kundër tij që i kushtoj me vdekje. Po kështu veprojnë edhe udhëheqësit në vendet e zhvilluara.

Ti kthehem ngjarjes që Allahu përshkruan në Kuran për magjistarët e Faraonit.
Pas ardhjes së Musait alejhi selam si Pejgamber dhe ballafaqimi i tij me Faraonin dhe pasuesit e tij, Faraoni tuboi të gjithë njerëzit në një fushë dhe urdhëroi të gjithë magjistarët e vendit që të dalin në mejdan me Musain dhe ta sfidojnë Musain dhe pejgamberllëkun e tij. Gjëja e parë që kërkuan magjistarët ishte kompensimi material i asaj që veprojnë, dhe kështu ndodhë me njerëzit të cilët nuk posedojnë besimin në Allahun. Gjithherë kërkojnë kompensimin e asaj që të ndihmojnë. Magjistarët thanë: Kur erdhën magjistarët, i thanë Faraonit: “Vërtet do të shpërblehemi, nëse dalim fitues?” ( shuara 41). Shiko njeriun i cili është i lidhur vetëm me materialen se si i intereson vetëm interesi i kësaj bote. Ata nuk pyetën se kjo çështje a është e vërtetë apo jo, a është padrejtësi apo drejtësi. Nuk pyetën asgjë nga kjo sepse nuk kishin besim në Allahun. Faraoni iu përgjigj me të njëjtën logjikë të magjistarëve: Ai u përgjigj: “Po, madje do të jeni vërtet ndër të afërmit e mi”.( shuara 42). Ata thanë: “O Musa! Ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët shkopinjtë tanë!” “Hidhni ju!” – u përgjigj ai. Kur magjistarët hodhën shkopinjtë e tyre, i magjepsën sytë e njerëzve, i frikësuan ata dhe shfaqën një magji të madhe. Atëherë Ne i kumtuam Musait: “Hidhe shkopin tënd!” – dhe ai filloi të gëlltiste gjithçka që trilluan ata. ( A’raf 115-117). Çka ndodhi në momentin kur magjistarët pan madhështinë e Allahut? Kur pan dobësinë e tyre para mrekullive të Allahut, Allahu urdhëroi Musain që ta hedh shkopin e tij dhe ti gëlltisë të gjithë litarët e magjistarëve. Atëherë magjistarët than ne besuam në Allahun. Magjistarët besuan në Zotin e Musait dhe Harunit. Allahu përshkruan gjendjen e magjistarëve në këto momente:

ARKATANA

Në këtë mënyrë, doli në shesh e vërteta dhe dështoi ajo që kishin bërë ata. Kështu, Faraoni dhe njerëzit e tij u mundën dhe u kthyen të poshtëruar, kurse magjistarët u përulën në sexhde, duke thënë: “Ne besojmë në Zotin e botëve ( A’raf 118, 121)
Këta njerëz të cilët para një çasti kërkonin nga Faraoni kompensim material tash po i drejtohen Faraonit me gjithë krenari se ti nuk je Zoti ynë, por Zoti ynë është Allahu. Në ato momente Faraoni iu drejtua me logjikën e kësaj bote, duke ju thënë: Faraoni tha: “Ju guxoni ta besoni Atë pa lejen time?! Në të vërtetë, ky është një komplot që keni përgatitur, me qëllim që të nxirrni nga qyteti banorët e tij! Keni për ta parë! Do t’jua këpus duart dhe këmbët këmbyerazi e pastaj do t’ju kryqëzoj të gjithëve”. ( A’raf 123 124). Dëshiroi Faraoni me kërcënim ti kthej prapë në besimin e mëhershëm, por, ata i drejtuan me besim në Allahun: (Magjistarët) u përgjigjën: “Ne kurrë nuk do të japim ty përparësi ndaj provave që na kanë ardhur neve dhe ndaj Atij që na ka krijuar ne. Prandaj, gjyko si të duash; ti gjykon vetëm në jetën e kësaj bote! Ne besojmë në Zotin tonë, që të na i falë gabimet dhe magjitë, për të cilat na ke detyruar ti. Allahu është më i Miri dhe i Përjetshmi. ( Taha 72,73). Çudi me këta besimtarë! Para se të ishin besimtarë kërkonin pasuri dhe kompensim ndërsa tash po kërkojnë faljen e Allahut, kënaqësinë e Tij. Kështu këta njerëz i ndryshoi besimi në Allahun për një moment. U ngritën pa besimtarë, ndihmëtarë të kriminelit më të madh Faraonit ndërsa ende pa përfunduar kjo ditë u kthyen në besimtarë në Allahun. Nuk u trembën as nga dhuna e Faraonit dhe dhanë jetën e tyre për idealin më të lart të njeriut, besimin në Allahun.

Po ashtu edhe ngjarje nga jeta e shokëve të Pejgamberit na tregojnë se si besimi ndryshoi jetën e tyre dhe la ndikimin më të madh në jetën e tyre. Tufejl b. Amr erdhi te Pejgamberi para se Pejgamberi të shpërngulej në Medine, besoi në Allahun dhe me njëherë posa pranoi islamin i kërkoi leje Pejgamberit që të shkoi te fisi i tij dhe ti thërras gjithë popullin e tij në islam. Kur arriti te populli i tij së pari u takua me gruan e tij dhe i tha largohu nga unë sepse ti nuk je gruaja ime. Iu drejtua babait të tij dhe i tha unë nuk jam më me ty, po ashtu iu drejtua fisit të tij se unë nuk jam më nga mesi juaj sepse unë kam pranuar islamin, kam besuar në Pejgamberin. Atëherë, gruaja e tij, prindit e tij, familja dhe i gjithë fisi besuan në Pejgamberin dhe hynë në fenë islame.

Ebu Dherri ishte i pesti me radhë i cili besoi në Pejgamberin dhe pranoi islamin dhe me njëherë u kthye në familjen dhe fisin e tij dhe nuk ka bërë hixhretin ( shpërnguljen tek Pejgamberi) përveç se në vitin e shtat të hixhretit. Çka bëri Ebu Dheri pasi që zemrën e tij kishte pushtuar besimi në Allahun, kishte ecur në trupin e tij ashtu sikur që ecte gjaku?! Kur Ebu Dherri shkoi te Pejgamberi në vitin e shtatë hixhrij, shkoi me dy fise të mëdha që kishin pranuar islamin, fisi Eslem dhe Gifar. Këto dy fise ishin prej fiseve që nuk besonin në Allahun, ishin pirat të rrugës, hajdut, por, Ebu Dherri i vetëm filloi misionin e tij në këto fise dhe pastaj të gjithë pranuan islamin në duart e tij.

Të nderuar besimtarë: Kështu besimi në Allahun duhet të ndikoj në jetën e njeriut. Ky është kuptimi i realitetit të imanit. Allahu na bëftë prej besimtarëve të sinqertë dhe me bindje dhe nënshtrim ndaj Allahut./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.