Fundamenti

Nga vitet e jetës së rrezikshme

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Për romanin e Veton Surroit “Miliarderi” në rubrikën e kulturës në B92 ka shkruar Sasha Çiriq. “Miliarderi” në serbisht është botuar nga shtëpia botuese “Samizdat” dhe është përkthyer nga Shkëlzen Maliqi.

Pas romanit të Beqë Cufajt “Shkëlqimi i huaj”, kemi edhe një roman të shkrimtarit bashkëkohor shqiptar nga Kosova, dhe ky është i pari i Veton Surroit, njëri nga intelektualët kryesorë të shqiptarëve të Kosovës të viteve 1990, themeluesi i të përditshmes “Koha Ditore” dhe televizionit KTV, pjesëmarrës i bisedimeve për paqe në Rambouillet më 1999 dhe i bisedimeve për statusin e Kosovës në Vjenë në vitet 2005-2007.

Romani “Miliarderi” gërsheton frymën e kohës së vet fillimit të viteve 1990-a në Kosovë me disa fate individuale të figurave të gjeneratës së mesme, duke kontrapunktuar represionin e policisë serbe dhe humorin e zi të absurdit të përditshëm prishtinas, “përfitimet” shpërndarëse të hiperinflacionit, të dallimit të thellë ndëretnik të shqiptarëve të Kosovës e serbëve dhe të ekzileve të përkohshme.

Romani i Surroit është libër i dobishëm, ai skanon zonën gri të mbijetesës së popullatës shqiptare e cila masivisht ka humbur punën duke refuzuar të nënshkruajë deklaratën e lojalitetit ndaj shtetit të Serbisë; është përkujtues i metodave koloniale të administrimit policor të zbatuar në momentet e shpërthimit të luftës në fqinjësi, në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kroaci, metoda të dhunshme e të kota që shtynin përballjen e pashmangshme tek e cila do të arrihet në vitin 1999, pas luftës në Kosovë, pas pothuaj gati një shekull administrimi, nga viti 1912, tërheqjen e organeve të shtetit serb nga Kosova.

Përkundër kontekstit, romani i Surroit nuk është shumë politik dhe aspak pamfletist. Represioni është kontekst i paevitueshëm narrativ, aq më tepër pasi narratori, Arbër Hasi, përkthyes në Komitetin e Prishtinës për të Drejtat e Njeriut – ku dhe ndeshej drejtpërsëdrejti me shembujt e brutalitetit policor i cili pa dashur ose dhe qëllimisht prodhon edhe viktima njerëzore – duke u bërë edhe vetë viktimë e rrahjes policore që më pas do t’i mundësojë ekzilin gjashtëmujor në Londër.

Hidromorava

Në kuptimin e tretë “Miliarderi” është tablo gjenerate, në të cilin, përkundër mosgjetjes së shpresës ekzistenciale dhe fatalizmit oriental të trashëguar në ndijimin e jetës, thekson shembujt e vitalizmit ndërmarrës e erotik. Miqtë dhe të njohurit e Arbrit shesin këmisha me ngjyra ndezëse, cuclla për bebe, madje edhe rrobat e të ndjerëve nga Gjermania duke shtuar kështu kënaqësinë te të dy palët.

Absurdin e përditshmërisë, i pakuptueshëm për ata që s’e përjetuan, e pasqyron fakti se të gjithë banorët, me të paktën një markë gjermane në xhep, bëhen miliarderë, e vërteta të varur nga krijuesit e rinj, dilerët e rrugës, ekzekutivi bankar shtetëror i cili edhe në këtë mënyrë ka thithur devizat e fshehura në dyshekë nga popullata e vet e varfëruar. Kështu, për shkak të kërcimeve galopante të kursit gjatë një dite, ndodh që e gjithë kafeneja nuk mund të hajë e të pijë as dhjetë DM.

Romani është i komponuar nga fragmente anekdotike, flashe dhe forvarde të shpeshta, gjë që masën kohore e bën aq dinamike, sa që krijon kalamendje leximi. Po të mos ishte hyrja në kopertinat e romanit se punën duhet kuptuar ashtu si zhvillohet ajo gjatë një dite, do të mund të mendonim se kemi hipur në një tobogan kohe.

Por ‘Miliarderi’ është larg romanit të vendosur në 16 qershorin e vitit 1904 në Dublin. Përkundër kësaj turbulence të pakëndshme, disa kapituj, të shënuar me numra nga një deri në tetë, janë formësuar në mënyrë mjeshtërore. Të themi, pjesa e pestë si portret grotesk satirik i Kryetarit të Komitetit për të Drejta të Njeriut, disidentit të burgosur disa decenie, i cili e kalon një kohë në SHBA, duke biseduar me migrantë shqiptarë për dallimet ndërmjet bolshevikëve dhe menshevikëve ose në shoqërinë e collgirl Glenda, e cila për herë të parë në jetë, e bën atë të qajë dy orë e 35 minuta. Përkatësisht aty pothuajse në tërës është nata spiunuese dhe e dehur në kafenenë te Vuksani, i cili nuk është Vuksan, në të cilën i bie violinës Iliri që nuk di shqip ndaj dhe nuk flet, Beli që me pa sukses përpiqet edhe një herë t’ia marrë vetes jetën me kërcim nga ura, Faton Leçi, i cili që nga spiuni i rryer bëhet ngushëllues i vetëvrasësit, ndërsa me raportin e vet për torturën në polici pas shpine, në fashikullin turistik me lara, niset me tren deri te medie perëndimore.

http://koha.net/?id=4&l=91683

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.